Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Herën e tretë për këtë vit socialistët kërkojnë mocion mosbesimi ndaj kabinetit “Borisov 3”

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 15 tetor e majta paraqiti kërkesën e tretë të votës së mosbesimit për vitin 2018 ndaj qeverisë. E para ishte në fillim të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së gjatë janarit me akuzë në korrupsion, por nuk arriti qëllimin. Një mocion i mosbesimit shënoi edhe përfundimin e Presidencës gjatë qershorit, me pretendime ndaj sektorit “sigurim” i cili përsëri u dështua. Vota të mosbesimit të lidhura me politikat në fushën e shëndetësisë dhe sigurisë e majta tashmë kërkoi edhe në kohën e qeverisë së parë të kryeministrit Bojko Borisov, përkatësisht në tetor të vitit 2010 dhe qershor të vitit 2011. Në kohën e kabinetit “Borisov 1” ato u hodhën poshtë, megjithë përkrahjen e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, por te kabineti “Borisov 3” lëvizja e refuzoi kërkesën e së majtës, sepse sipas analizave të saj aktualisht nuk ka ndonjë forcë politike, e cila të formojë alternativë të qeverisjes së partisë GERB.

Mirëpo, socialistët nuk mendojnë ashtu dhe sipas lideres Kornelija Ninova vota e radhës do të ketë tri qëllime – të tregojë, se “shëndetësia është katastrofale, se qeveria nuk dëshiron të zgjidhë problemet në sektorë, dhe se alternativa e të gjitha këtyre problemeve është Partia Socialiste Bullgare”. Dhe për shkak se nuk kanë mbështetje në parlament, tani ndryshe nga më parë, socialistët e kërkuan jashtë tij në takime me organizata të mjekëve dhe të pacientëve, me Shoqatën Kombëtare të Spitaleve Bashkiake. Udhëheqja e Bashkimit Bullgar të Mjekëve shprehu kënaqësi nga bisedimet me Partinë Socialiste Bullgare dhe i cilësoi si konstruktive dhe të frytshme, por largoi komentet për votën me argumentin, se nuk ndërhyn në politikë.

Vet Kornelija Ninova pranoi, se nuk është e mundshme që kabineti të hiqet me 79 votat e Partisë Socialiste Bullgare. Megjithëqë në grupin parlamentar të së majtës t’i shpresojnë përkrahjes së Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, e cila disponon 25 deputetë, për suksesin e mocionit të mosbesimit janë të domosdoshëm 121 vota nga 240 votat gjithsej në parlament.

Megjithëqë nuk ka asnjë shans që vota e mosbesimit të jetë e suksesshme, prapëseprapë mund të pritet që ajo të sjell një dobi të rëndësishme shoqërore. Debatet parlamentare, të cilat do të shoqërojnë kërkesën e socialistëve, përputhen me momentin në të cilin pushtetarët synojnë që nëpërmjet ndryshime në Ligjin për Buxhetin e Arkës Shëndetësore të realizojnë korrigjime edhe në Ligjet për Shëndetësinë, për Sigurimin Shëndetësor, për Spitalet dhe për Medikamentet në mjekësinë humanitare. Ndryshimet në fjalë kanë për qëllim që në shtet dhe në institucionet shëndetësore të përqendrohet më shumë pushtet dhe kontroll mbi sistemin shëndetësor, kështu që të kufizohet harxhimi i mjeteve dhe shpenzimet joefektive në sistem. Ato të meta që prej kohe janë të dukshme për mbarë shoqërinë, por sipas opozitës pushtetarët bëjnë provë ta kapërcejnë më shpejtë, pa diskutim të mjaftueshëm në popull dhe pa vlerësim të ndikimit të tyre.

Debatet rreth mocionit të mosbesimit duhet të zhvillohen jo më herët se sa tri dhe jo më vonë se sa shtatë ditë pas paraqitjes së tij. Burime të vet partisë në pushtet GERB theksojnë, se ato janë me rëndësi, sepse mbrojtja e shëndetësisë është prioritet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD
Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Radev: Është e paarsyeshme që qeveria të hezitojë për gjenocidin në Srebrenicë

Presidenti Rumen Radev e cilësoi si "të paarsyeshme" që qeveria bullgare të tregojë hezitim sa i përket qëndrimit të vendit tonë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. “Qëndrimi i Bullgarisë duhet të jetë shumë i qartë, duke afirmuar vlerat dhe..

botuar më 24-06-03 6.02.MD