Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkë me Maqedoninë do të hapim së bashku segmentin “Sandanski-Kresna” të autostradës “Struma”

Foto: BGNES

Në fillim të dhjetorit do të ketë një mbledhje të përbashkët të qeverive të Bullgarisë dhe të Maqedonisë. Do të hapim së bashku segmentin “Sandanski-Kresna” të autostradës “Struma”, deklaroi Kryeministri Bojko Borisov pasi u takua me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Nga ana e vet udhëheqësi i qeverisë maqedonase deklaroi se kanë zhvilluar një takim miqësor me Borisovin. Ky ishte një takim i dobishëm me dialogë konstruktivë. E gjithë kjo është rezultat i Traktatit të nënshkruar të Miqësisë mes dy vendeve tona, nënvizoi z. Zaev. Kryeministri maqedonas shënoi se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve tona zhvillohen shumë mirë. Këmbimi tregtar i mallrave vlerësohet për 500 mln euro. Sipas Zaevit qëllimi është që ai të arrijë 1 mlrd euro.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 38 000 bullgarë paraqitën aplikime elektronike për të marrë pjesë në zgjedhje

Mbi 38 mijë janë aplikimet e konfirmuara për votim jashtë vendit, të paraqitura nga bashkatdhetarët tanë përmes sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesnatë skadoi afati për bullgarët jashtë vendit për të deklaruar..

botuar më 24-05-15 11.08.PD
Kalin Stojanov

Policia dhe prokuroria po hetojnë sinjale për blerje votash

Më pak se një muaj para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian policia dhe prokuroria janë duke punuar në shtatëmbëdhjetë sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov. Sipas tij,..

botuar më 24-05-15 9.39.PD

Parashikimi i motit për 15 majin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Jugore..

botuar më 24-05-14 7.40.MD