Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja investon për lidhje më të mirë hekurudhore midis qyteteve bullgare Pllovdiv dhe Burgas

Foto: agronovinite.com

Komisioni Evropian do të investojë afro 300 milion euro nga fondi i kohezionit për lidhje më të shpejtë dhe më moderne hekurudhore midis qyteteve bullgare Pllovdiv dhe Burgas. Investimi do të kontribuojë për përfundimin e linjës së shpejtë në korridorin “Orient/Evropa Lindore” nga rrjeti transportues tranevropian, i cili e lidh Evropën Qendrore me të Juglindore. Projekti do të shkurtojë kohën e udhëtimit me 40 minuta. Treni do të lëvizet me shpejtësi nga 130 deri në 160 kilometra në orë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri do të sinjalizojë prokurorinë për rastin me spitalin “Mama dhe unë”

Kryeministri Dimitër Gllavçev do të japë një sinjal në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe në prokurori për rastin skandaloz me spitalin privat për mjekim aktiv “Mama dhe unë”, në mënyrë që të bëhet një kontroll i plotë se si është dhënë..

botuar më 24-05-03 1.08.MD

Blloku 5 i Centralit Atonik Elektrik “Kozlloduj” po mbyllet për t'u furnizuar me karburant bërthamor amerikan

Më 5 maj, njësia e pestë e centralit të vetëm bërthamor bullgar “Kozlloduj” do të mbyllet për riparime të planifikuara vjetore dhe furnizim me karburant bërthamor amerikan. Në përputhje me programin e diversifikimit të Centralit Atonik Elektrik..

botuar më 24-05-03 11.13.PD

“Reporterët pa kufij”: Bullgaria u ngjit në vendin e 59-të për sa i përket lirisë së medias

Bullgaria u ngjit me 12 pozicione në vendin e 59-të në renditjen vjetore të Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias për vitin 2024, publikuar me rastin e 3 majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Vendi ynë përmirëson ndjeshëm pozicionin e tij..

botuar më 24-05-03 9.46.PD