Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bullgar do të marrë pjesë në takimin e tretë të nivelit të lartë në Selanik të Greqisë

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov do të marrë pjesë në takimin e tretë të nivelit të lartë në Selanik të Greqisë që do të mbahet më 15 dhe 16 nëntor. Forumi organizohet nga Bashkimi i Industrialistëve të Greqisë Veriore me mikpritjen e kryeministrit të vendit Aleksis Cipras. Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, zëvendës kryeministrja e Rumanisë Ana Birçall, ministra të regjionit. Temat kryesore do të jenë perspektiva evropiane, zhvillimi industrial dhe bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor. Takimi përbën një vazhdim të bisedimeve të zhvilluara në kuadrin e takimit katërpalësh të nivelit të lartë midis Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë më 2 nëntor në Varnë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fëmijët lyejnë vezët e Pashkëve për bamirësi

Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...

botuar më 24-05-02 11.56.PD

Kabineti teknik anuloi vendimin për ndërtimin e një spitali privat

Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për krijimin e spitalit të përgjithshëm privat “Mama dhe unë” në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kjo ndodhi pasi kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev urdhëroi që vendimi të revokohet. Ai do të..

botuar më 24-05-02 8.44.PD

Një ekspozitë ndërkombëtare në Sofje u bën thirrje bullgarëve të votojnë

Më 2 maj në Sofje, në zonën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës hapet ekspozita ndërkombëtare "Dil dhe voto" e studios krijuese globale për ndikim social Fine Acts, e mbështetur nga Zyra e Parlamentit Evropian në Bullgari. Ideja e ekspozitës..

botuar më 24-05-02 7.35.PD