Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

31 firma e prezantojnë Bullgarinë në ekspozitën “Java e gjelbër” në Berlin

Foto: Messe Berlin GmbH

Ekspozita Ndërkombëtare për bujqësi, industri ushqimore dhe kopshtari në Berlin (18-27 janar) mbledh në një vend produkte dhe ekspozues nga 65 shtete. Bullgaria përsëri merr pjesë në këtë aktivitet me pavijon të saj, ku janë prezantuar 31 firma.

Pjesë prej tyre janë specializuar në prodhimin e produkteve bio,  mjaltit, vajrave eterike, verës, si dhe të kërpudhave të varietetit japonez “shiitake”. Kërpudha e cila quhet edhe perandorake, ka veti kuruese dhe përdoret për luftë kundër qelizave kanceroze  në organizëm, në rast të diabetit edhe për parandalimin e atakut kardiak.

Kryeqyteti gjerman është mikpritës i Ekspozitës Ndërkombëtare që nga viti 1926. Për 84 edicionet brenda 93 vjetëve të kaluar, ekspozita vërtetoi, se traditat dhe novitetet në bujqësi dhe industrinë ushqimore mund të gërshetohen me sukses në emër të zhvillimit të degës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asen Vasilev

Kur plotëson kriterin e inflacionit, Bullgaria hyn në Eurozonë

Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..

botuar më 24-03-29 5.07.MD

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD