Ministri i Rinisë dhe Sporteve Krasen Kralev dekoroi atleten numër 1 të Bullgarisë për vitin 2018 – Mirela Demireva. Sportistja jonë më e mirë në kërcimin së larti fitoi për herë të dytë anketimin tradicional të Federatës Bullgare të Atletikës së Lehtë dhe të revistës “Atletika” pas vitit 2016, kur fitoi argjendin olimpik në Rio de Zhaneiro. Gjatë 2018 Demireva për herë të parë në karrierën e vet arriti të kapërcejë 2,00 m. Ajo u prezantua shumë mirë më turnet e “Ligës diamante”, ku fitoi tri vende të dyta dhe triumfoi në Rabat, duke i dhënë fund serisë së 45 fitoreve të kampiones botërore Marija Lasickene. Në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë në Berlin ajo fitoi dallimin e argjendtë përsëri me rezultat 2,00 m.
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë në garën e gjithanshme në Kupën e parë Evropiane të Gjimnastikës Ritmike të mbajtur në Baku. Borjana Kalejn..
Borjana Kalejn përfundoi në vendin e dytë dhe Stilijana Nikollova ishte e treta në kualifikimet e Kupës Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në..
Katër medalje fituan gjimnastet individuale bullgarë në finalet e kombinimeve me veglat e veçanta të Kupës së parë evropiane të gjimnastikës..