Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Përleshje dhe gaz lotsjellës në Athinë kundër Marrëveshjes së Prespës

Foto: BGNES

Qindra mijëra grekë për herë të radhës i thanë “jo” emrit “Maqedoni Veriore” në një protestë në Athinë. Sipas policisë pjesëmarrësit në aksion kanë qenë rreth 100 000, sipas mediave – mbi 600 000. Policia greke përdori gaz lotsjellës kundër demonstruesve, të cilët u përpoqën ta depërtojnë kordonin gjatë protestës. Në përleshje janë dëmtuar mbi 20 nëpunës të rendit publik dhe akoma kaq protestues. Ka gjithashtu mbi 10 të ndaluar. Qëllimi i protestave është që të ndikojë mbi vendimin e deputetëve, të cilët janë të prirë të votojnë për Marrëveshjen e Prespës. Sipas studimeve të fundit të opinionit publik 70 për qind e grekëve nuk e pranojnë marrëveshjen dhe duan referendum. Qeveria refuzon, që të mos e bllokojë ratifikimin e Marrëvehsjes. 


Maqedonia i ka zbatuar të gjitha kushtet e Marrëveshjes së Prespës

Foto: BGNES

Maqedonia i propozon Greqisë një notë, ku e informon palën greke për ndryshimet në kushtetutë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Në dokumentin cituar nga gazeta “Kathimerini” thuhet se Maqedonia i ka zbatuar të gjitha kushtet e Marrëveshjes. Ajo parashikon ndërrimin e emrit të vendit nga “Maqedonia” në “Republikën e Maqedonisë Veriore” dhe hap rrugën e Shkupit për anëtarësim në NATO dhe BE. Nota verbale u jep mundësi Parlamentit Grek për të debatuar dhe votuar Marrëveshjen, që u nënshkrua mes Shkupit dhe Athinës pas kundërshtimeve të tyre në vazhdim të disa dekadave rreth emrit të ish-republikës jugosllave..


Podgorica u zgjua me flamuj shqiptarë në prije të Ilir Metës

Ilir Meta dhe Milo Xhukanoviç, 2016 / Foto: rferl.org

Podgorica u zgjua me flamuj shqiptarë në prije të Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili mbërrin sot për vizitë zyrtare në Malin e Zi me ftesë të Presidentit të Malit të Zi Milo Xhukanoviç. Ai ka takime me përfaqësues të partive shqiptare në Malin e Zi. Kjo është vizita e tij e dytë në vend gjatë gjashtë muajve të fundit. Kur të shikoni Podgoricën e përmbytur me flamujt shqiptarë mbeteni me përshtypjen se plani i Kryeministrit shqiptar Edi Rama për hapjen e kufirit me Malin e Zi është arritur, deklaroi portali malazez “IN4S”. Edia Rama tha në fjalimin e vet me rastin e Vitit të Ri se hapja e kufirit me Kosovën është vetëm fillimi dhe se e njëjta procedurë është e planifikuar për Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.


Thaçi: “Nuk do të ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, e nuk do të ketë as “Shqipëri të madhe”

Foto: euractiv.com

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se plani për këmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës është mundësia më e mirë për përparimin e vendit drejt anëtarësisë në BE dhe NATO. Marrëveshja do t’i sjellë regjionit një stabilitet më të madh dhe paqe, ndërsa Kosova do të marrë mundësinë të aderohet në BE dhe NATO, tha Thaçi. Ai shtoi se nuk do të ketë kufij etnikë, por “të dyja vendet do të mbeten multietnike”. Sipas tij një marrëveshje adekuate do të thotë se midis tyre nuk do të ketë kurrë luftë. Aktualisht shanset për një marrëveshje të suksesshme, sipas Hashim Thaçit, janë më të mirat deri tani, sepse BE-ja dhe SHBA-ja i përkrahin planet. Presidenti i Kosovës hodhi poshtë pohimet se qëllimi i tij është “Shqipëria e Madhe”. Ne synojmë integrimin e regjionit në hapësirën evropiane, shpjegoi Presidenti kosovar.


Rusia dhe Serbia duan një Ballkan të qëndrueshëm dhe të sigurt

Foto: BGNES

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi në Beograd se Rusia ka interes ta ruajë Ballkanin të qëndrueshëm dhe të sigurt. Ai nënvizoi se Rusia përkrah një vendim të pranueshëm për Kosovën në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç Putin shtoi se Moska kupton shqetësimin e udhëheqjes serbe në lidhje me Kosovën, sepse sipas fjalëve të tij veprimet e Prishtinës kohët e fundit mund të shkaktojnë destabilizim në Ballkan. Të dyja anët nënshkruan një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh. Vuçiç nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e energjetikës dhe të projekteve infrastrukturore. 


Brukseli paralajmëroi Malin e Zi se liria e shtypit është një vlerë kyçe për Bashkimin Evropian

Jovo Martinoviç / Foto: slobodnaevropa.org

BE-ja paralajmëroi Malin e Zi se liria e shtypit është “një element kyç” prej bisedimeve për anëtarësim, pasi një gazetar investigativ u arrestua për trafikim narkotikësh. Jovo Martinoviç u dënua me burgim për një vit e gjysmë për shkak të akuzave për lidhje me organizata trafikimi. Martinovoç i refuzoi akuzat duke pohuar se lidhjet e tij me botën nëntokësore janë krejtësisht profesionale dhe janë lidhur me punën e tij si gazetar. Avokati i tij vuri në dukje se ai do të apelojë vendimin. Zëdhënësja i KE-së Maja Kocijančić tha se Brukseli pret që të ketë një proces të drejt kundër gazetarit dhe paralajmëroi se shkeljet e lirisë së shtypit mund ta pengojnë aderimin e vendit në BE. 

Përpiloi: Manuel Savov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Doc. Aleksej Pamporov

“Lidhja e Zërave. Diaspora” paraqet rrëfimet e 82 bullgarëve jashtë vendit

Platforma online për të drejtat e njeriut “Margjinali”, me mbështetjen e Fondacionit “Tomsën”, përgatiti projektin “Lidhja e Zërave. Diaspora”, duke paraqitur 82 histori dokumentare të njerëzve nga diaspora bullgare në BE, SHBA dhe Kanada. Projekti..

botuar më 24-04-10 10.15.PD

Pranvera erdhi dhe bashkë me të edhe brezat e rinj të të pastrehëve

Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve,..

botuar më 24-04-07 10.35.PD

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..

botuar më 24-04-06 9.10.PD