Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është ndaluar vandali që ka thyer xhamet e Sinagogës së Sofjes

Sinagoga e Sofjes
Foto: Maria Peeva

Të shtunën pasdite është kryer një veprim vandal kundër Sinagogës së Sofjes dhe me gurë janë thyer xhamet e faltores. Nga komuniteti i hebrenjve komentuan se bëhet fjalë për “krim nga urrejtja” në ditën e shenjtë për hebrenjtë “Shabat”.

Nuk ka njerëz të lënduar dhe pothuaj të gjitha xhamet tashmë janë ndërruar. Policia ka ndaluar të dyshuarin për këtë veprim. Selia e Kryemyftiut dënoi ashpër aktin vandal dhe i bëri thirrje shtetit që të garantojë sigurinë e të gjitha faltoreve.

Koordinatori kombëtar për luftimin e antisemitizmit dhe zëvendësministër i punëve të jashtme Georg Georgiev gjithashtu dënoi veprën e kryer në deklaratën e tij të lidhur me këtë rast. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD