Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Protestat në Beograd po eskalojnë

Foto: BGNES

Ditën e diel në Beograd u zhvillua një protestë e madhe e opozitës me kërkesë që ajo të marrë akses te programet dhe lajmet e televizionit shtetëror. Protestuesit hynë në godinën e televizionit shtetëror RTS, që të shprehin pakënaqësinë e tyre për mostransmetimin e veprimeve të tyre. Paralajmërimit të Presidentit Aleksandër Vuçiç se do të thërrasë një kontra-protestë të përkrahësve të tij nga mbarë vendi demonstruesit iu përgjigjën të mos e bëjë, sepse mund të shkaktojë luftë civile. Ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviç dha urdhër për përdorimin e trupave speciale. U arrit deri në skena dhune dhe arrestime.


Demonstrues në Podgoricë kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Markoviç

Foto: reutersconnect.com

Disa mijë veta protestuan në Podgoricë kundër qeverisë së Presidentit të Malit të Zi Milo Xhukanoviç për shkak të akuzimeve për korrupsion. Pjesëmarrësit thërrisnin Milo-vjedhës” dhe ngulën këmbë për dorëheqjen e Kryeministrit Dushko Markoviç. Kjo është demonstrata e dytë që nga muaji shkurt e këtej në kryeqytetin malazez. Organizatorët bënë thirrje për protesta të reja të shtunën tjetër.


Protesta në Tiranë çoi në përleshje me policinë

Foto: BGNES

Në një prej protestave më të mëdha anti-qeveritare, të zhvilluara deri tani në Tiranë, pjesëmarrësit ngulën këmbë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Demonstrata filloi në mënyrë paqësore, por u arrit në përleshje me organet e rendit publik, pasi disa prej protestuesve u bënë provë të ndërhyjnë në godinën e Parlamentit. U arrit deri në përdorimin e gazit lotsjellës dhe të armëve me ujë, ndërsa demonstruesit u përgjigjën duke hedhur gurë kundër kordonit të policisë. Protestuesit ngulin këmbë për krijimin e një qeverie tranzicioni dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.


Në Kosovë u shënua përvjetori i 15-të nga “trazirat e marsit”

Foto: wikimedia.org

Me vënie kurorash dhe lulesh para pllakës përkujtimore të serbëve të vdekur në Mitrovicë, më 17 mars 2004, në Kosovë u shënua përvjetori i të ashtuquajturave “trazira të marsit”. Shkasi për masakrën gjatë vitit 2004 ishte vrasja e një të riu serb në Kosovë nga shqiptarë etnikë, që shkaktoi protesta nga ana e serbëve. Disa ditë më vonë dy fëmijë shqiptarë u mbytën në lumin Ibër, ndërsa shqiptarët etnikë akuzuan serbët për vdekjen e tyre. Pas kësaj filluan trazira në masë, në të cilat morën pjesë rreth 50 000 shqiptarë etnikë. Rezultatet ishin 19 të vrarë (11 shqiptarë dhe 8 serbë) dhe rreth 900 veta të tjerë të plagosur. U asgjësuan 800 shtëpi serbe, 35 kisha dhe manastire, rreth 4000 serbë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u evakuuan nga forcat e NATO-s në Kosovë – KFOR-i dhe policia e OKB-së UNMIK.


Turqia ripohoi përkrahjen e vet për tërësinë territoriale të Ukrainës

Foto: dailysabah.com

Turqia e përkrah tërësinë territoriale të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin e Krimeas, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Ankara. Në një deklaratë të posaçme dikasteri theksoi se “Republika autonome e Ukrainës u aneksua nga Federata Ruse duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare. Në një deklaratë të posaçme theksohet gjithashtu se gjendja e tatarëve të Krimeas vazhdon të jetë prioritet për Ankaranë dhe ajo do të vazhdojë t’i përkrahë, që të mund të jetojnë në paqe dhe siguri në atdheun e tyre historik, duke e ruajtur identitetin e tyre. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë në Krimea banojnë rreth 280 000 tatarë, që është rreth 13 për qind e tërë popullsisë.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD