Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diplomatë të rinj diskutojnë sfidat përpara politikës së jashtme dhe sigurisë regjionale

Foto: bdi.mfa.government.bg

Në kuadrin e edicionit të 14 të “Shkollës dimërore për diplomatë të rinj”, studentë prej 19 shteteve diskutojnë një spektër të gjerë prej temave, të lidhura me politikën energjetike, pasojat për Bashkimin Evropian pas Brekzitit, krizën e migracionit dhe ndikimin e saj mbi Evropën Juglindore, si dhe perspektivat për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Mes 24 pjesëmarrësve ka dhe përfaqësues të të gjitha shteteve nga regjioni i Detit të Zi, Ballkanit Perëndimor si dhe nga Spanja, Belgjika dhe Holanda. Iniciativa për këtë forum është e Institutit Diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, kurse mikpritëse e saj është qyteti Sandanski. Tema kryesore e diskutimit është “Evropa Juglindore dhe regjioni i Detit të Zi përmes prizmit të politikës së jashtme, sigurisë regjionale dhe politikës energjetike në kontekstin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

Theksi mbi Aleancën Veri-Atlantike nuk është i rastit, me qenë se viti 2019 është një vit jubile për organizatën, e cila mbushi 70 vjet, si dhe për anëtarësinë e Bullgarisë në të, që u bë fakt përpara 15 vjetëve. Forumi  zhvillohet nga data 18 deri më 22 mars, kurse mes lektorëve deri në këtë moment qe Ambasadori i Rumanisë Jon Gëlja, i cili i njohu pjesëmarrësit  me prioritetet e Rumanisë si një kryetare e Këshillit të Bashkimit Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunimin  Ekonomik të Detit të Zi – Majkël Hristidis prezantoi përpara auditorit politikat e organizatës. Diplomatët e rinj zhvilluan takime dhe me presidentin e Klubit Atlantik Sollomon Pasi, me ambasadorin gjerman tek ne Herbert Salber, me drejtorin regjional të fondacionit “Hans Zajdel “ – Klaus Fizinger. Cilët do të jenë lektorët në program  gjatë ditëve të ardhshme, mësojmë nga Tanja Mihajllova - drejtoreshë e Institutit Diplomatik:

“Presim profesoreshën Ingrid Shikova nga Universiteti i Sofjes, ish-ambasadoren bullgare në Hungari Biserka Benisheva, ekspertin mbi politikën energjetike Sllavço Nejkov, Ljubomir Kjuçukov /drejtor i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ish-zëvendës ministër i jashtëm i Bullgarisë/.Një rreth i gjerë lektorësh, të cilët prezantojnë ekspertizën bullgare, si nga procesi i bisedimeve , kështu dhe nga anëtarësia jonë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Një nga qëllimet tona është që ajo të jetë me dobi për përfaqësuesit e vendeve të tjera, një pjesë nga të cilët akoma nuk e kanë nisur rrugën e vet ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s ose tanimë po zhvillojnë bisedime për bashkëpunim.”

Në intervistën për Radio Bullgarinë, Mihajllova e vuri theksin  dhe mbi shkaqet që një  i ri të zgjedhë të zhvillohet në sferën e diplomacisë. Sipas saj, ky është një profesion shumë i vështirë, në të cilin duhet të jesh gati të fillosh nga niveli më i ulët, kurse pas ca kohe, kur të grumbullosh mjaft përvojë dhe dije, të ngrihesh  deri tek pozita prestigjioze në hierarki – këtë të ambasadorit. Një nga cilësitë më të vlefshme të një diplomati është toleranca e tij, me qenë se i nevojitet të komunikojë dhe të punojë me njerëz nga kombësi të ndryshme dhe kultura të ndryshme, të cilët kanë kuptime dhe perceptime të ndryshme për botën. Me rëndësi është që të shënojmë se gjatë viteve të fundit profesioni i diplomatit  del jashtë marrëveshjes së qetë mbi tema dhe çështje të caktuara, nënvizoi drejtorja e Institutit Diplomatik.

“Prej kohe kaluan kohërat, në të cilat puna e diplomatit qe e lidhur vetëm me takime me përfaqësuesit  zyrtarë të shteteve të tjera, thotë Tanja Mihajllova.Sot diplomatët bullgarë jashtë shtetit dhe diplomatët e huaj tek ne, komunikojnë me një rreth më të gjerë njerëzish. Kjo quhet një diplomaci publike. Në diplomacinë publike mund të përfshihen të gjitha ngjarjet sportive, festivalet e kulturës dhe shfaqje, të cilat i kanë nxjerrë diplomatët jashtë kabineteve, sepse ky profesion doli jashtë kabineteve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD