Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria vendos për mikpritjen e cilës ngjarje sportive botërore të kandidojë

Foto: olympic.org

Bullgaria ka shanse të mëdha të fitojë mikpritjen e Lojërave Olimpike Dimërore Rinore gjatë vitit 2024, por duhet të zgjidhë problemin e modernizimit të pajisjeve në malin Vitosha, bëri të ditur Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev. Pengesa para modernizimit të pajisjeve janë problemet legjislative. Në qoftë se ato nuk zgjidhen Bullgaria nuk do të mund të shpallë në mënyrë efektive kandidaturën e vet. Projekti më i madh sportiv bashkë me Lojërat Olimpike është organizimi i Kampionatit Evropian, ose Botëror të Futbollit bashkë me Greqinë, Rumaninë dhe Serbinë, shtoi Ministri. Duhet të përgatitemi dhe të marrim vendim për cilën prej dy ngjarjeve do të kandidojmë, Vendimi duhet të merret deri në fund të vitit 2019, tha gjithashtu Ministri Kralev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stojka Krësteva

EUBC prezantoi një film për kampionen tonë olimpike të boksit Stojka Krësteva

Federata Evropiane e Boksit (EUBC) prezantoi një film kushtuar kampiones sonë olimpike për femra nga Tokio, Stojka Krësteva . Filmi 48 minutash është episodi i gjashtë i vargut “Protagonistët”. Në të, Krësteva tregon për rrugën me gjemba drejt..

botuar më 24-04-12 8.05.MD

Elita e gjimnastikës ritmike botërore mblidhet në Kupën e Botës në Sofje

Sofja po bëhet sërish kryeqyteti i gjimnastikës ritmike botërore, në të cilën elita e këtij sporti do të pikturojë tablonë e madhe të parandjenjave, emocioneve dhe dëshirave vetëm pak muaj para Lojërave Olimpike në Paris. Nga data 12 deri më 14 prill..

botuar më 24-04-11 1.38.MD
Nurgyll Salimova

Humbja e dytë për Nurgyll Salimova në Turneun e Pretenduesve

Nurgyll Salimova humbi nga Aleksandra Gorjaçkina në Turneun e Pretenduesve për titullin botëror të shahut në Toronto. Shahistja bullgare të premten më 12 prill do të luajë me figurat e zeza kundër shahistes Katerina Lagno nga Rusia. Pas..

botuar më 24-04-11 10.01.PD