Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pothuaj 1/3 prej njerëzve që kthehen në Bullgari vijnë nga Turqia

Foto: arkiv

Çdo njeri i dhjetë nga afro 30 000 vetat që janë kthyer në Bullgari gjatë vitit 2018 ka ardhur nga Rusia, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më e lartë është përqindja e emigrantëve nga Turqia – pothuajse 30 për qind. Pas tyre janë ata që vijnë nga Federata Ruse. – 11 për qind, ndërsa në vend të tretë janë qytetarët që kanë ardhur nga Gjermania – 7.2 për qind. Këta janë kryesisht shtetas bullgarë, të cilët kthehen në vend. 35 për qind prej tyre janë të moshës nga 20 deri në 39 vjeç. Në të njëjtën kohë 33 225 veta janë larguar nga Bullgaria, që të banojnë jashtë shtetit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria të reklamohet si një vend me tradita shekullore në prodhimin e verës kërkojnë vreshtarët

Vreshtat në Bullgari janë në rënie drastike. Këtë e lajmëroi në BNR-në Atanas Vasilev - Kryetar i Bordit të Shoqatës Kombëtare të Vreshtarëve Bullgarë. “Ne ishim të katërt në botë me 1.8 milionë dynym vreshta në vitet 1990, por aktualisht vreshtat e..

botuar më 24-05-15 2.19.MD

Mbi 38 000 bullgarë paraqitën aplikime elektronike për të marrë pjesë në zgjedhje

Mbi 38 mijë janë aplikimet e konfirmuara për votim jashtë vendit, të paraqitura nga bashkatdhetarët tanë përmes sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesnatë skadoi afati për bullgarët jashtë vendit për të deklaruar..

botuar më 24-05-15 11.08.PD
Kalin Stojanov

Policia dhe prokuroria po hetojnë sinjale për blerje votash

Më pak se një muaj para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian policia dhe prokuroria janë duke punuar në shtatëmbëdhjetë sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov. Sipas tij,..

botuar më 24-05-15 9.39.PD