Një bullgar, i cili po jeton në Çikago të SHBA-së, ia dhuroi 5 700 dollarë repartit të neonatologjisë në spitalin e qytetit Sliven. 60-vjeçari Penço Nedev jeton tashmë 21 vjet në Çikago, ku ka biznes të vet. Ai rregullisht dhuron duke ndihmuar punën e qendrave të ndryshme shëndetësore dhe sociale në Bullgari. “Jam i bindur se mund t’i besojmë njëri-tjetrit, pavarësisht se shumë njerëz nuk mund të kuptojnë se pse e bëj këtë. Ndihmojë prej vitesh dhe shpresoj se kauza të tilla do të bashkojnë gjithnjë e më shumë njerëz”, thotë Nedev. Sipas dhuruesit shembulli personal është shumë i rëndësishëm, "prandaj përpiqem të jem shembull për fëmijët dhe nipërit e mi".
Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..
Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..
Territore të mëdha në Bullgari tashmë janë braktisur, njerëzit në to po vdesin dalëngadalë. Këtë e tregon një analizë e qëndrueshmërisë demografike dhe ekonomike në rënie të 75% të komunave në Bullgari nga Instituti për Studime të Popullsisë dhe..
Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°, në Sofje 11°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës do të ketë..
Ka interesim të madh për edicionin e 121-të të Festës së Trëndafilit në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), tha për BTA nënkryetarja e..
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri më sot u pranuan 156 raporte për shkelje të Kodit Zgjedhor, njoftoi ministri teknik i punëve të brendshme..