Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet Evropiane 2019: Përkrahja për Partinë Socialiste Bullgare dhe për partinë GERB është pothuajse e barazuar

Foto: BGNES

Në një konferencë në Sofje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqiti makinat për votim në zgjedhjet evropiane, të cilat do tu dorëzohen Komisioneve Zgjedhore Zonale më 24 maj. Furnizuesi dhe auditorët nga Akademia Bullgare e Shkencavedhe dhe Universiteti i Sofjes bindin se sigurimi i tyre është i garantuar.

Nga Instituti për Zhvillimin e Mjedisit Publik deklaruan përpara Radios Kombëtare Bullgare, se po vihet re një mbulim mediatik i fushatës zgjedhore nga ana e 44 televizioneve, radiostacioneve, gazetave, agjencitëve informative dhe sajteve të internetit.

Në paraqitjet parazgjedhore të kandidatëve për deputetë në Parlamentin Evropian temat kombëtare po vazhdojnë të mbizotërojnë mbi ato evropianet. Një përshtypje mjaft të fortë në këtë drejtim bën pohimi i djeshëm i kandidatëve për deputetë evropianë nga Partia Socialiste Bullgare, se në qoftë se fiton në zgjedhjet evropiane më 26 maj, Partia Socialiste Bullgare do t'i japë fund bojkotit të tij në parlament dhe do të kërkojë mocion mosbesimi qeverisë së Bojko Borisovit.

10 ditë para zgjedhjeve, një studim ekspres i Qendrës Studimore “Spektër” pohon se forcat e ty dyja partive drejtuese janë shumë të përafërta – Partia Socialiste Bullgare ka përkrahje  33,4%, kurse partia GERB  -  33% mes atyre të cilët kanë vendosur të votojnë. Për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë përkrahja është 8,7%, por mbase do të rritet. Në të ashtuquajturin spektër patriotik dhe nacionalist ka një barazim të forcave midis “Patriotëve për Valeri Simeonov” dhe formacionit VMRO-Lëvizja Kombëtare Bullgare, ku pjesa e atyre të cilët i përkrahin është 4,1%. Në zonën e majtë ka një rritje për “Koalicionin për Bullgarinë” (3,5%), kurse në të djathtën – për Bashkimin “Bullgaria Demokratike” (4,1%), e cila arrin gjithnjë e më shumë të konsolidojë votimin e fragmentuar të njerëzve nga qyteti me pikëpamje të djathta. Pavarësisht nga prania e dukshme në fushatë, tani për tani përkrahja për partitë “Volja” (1,7%) dhe “Ataka” (1,3%) mbetet prapa.

Ndryshime të ndjeshme në këtë raport të forcave janë ende të mundshme duke pasur parasysh rrethanën se 29,3% nga zgjedhësit akoma nuk kanë vendosur se cilin ta përkrahin, por janë kategorik se do të votojnë vetëm 37,9% nga zgjedhësit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për..

botuar më 24-03-29 2.34.MD

Presidenti nisi takimet me kryeministrat e mundshëm në detyrë

Presidenti Rumen Radev nisi konsultimet me kandidatët për ushtrues detyre të kryeministrit. Sipas ndryshimeve kushtetuese nga fundi i vitit 2023, kreu i shtetit mund të zgjedhë kryeministrin në detyrë nga një listë e kufizuar prej 10 kandidatësh. Bëhet..

botuar më 24-03-28 3.58.MD
Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane

Kontroll i BNR-së: A po transportohen tanqe përmes territorit tonë në Ukrainë?

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..

botuar më 24-03-27 7.20.PD