Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni në Bullgari arriti 3.7 për qind gjatë muajit prill

Foto: BGNES

Gjatë prillit të vitit 2019 çmimet në Bullgari u rritën për të katërtin muaj me radhëqë nga fillimi i vitit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën maj 2018 – prill 2019 rritet me 3.3 për qind në krahasim me periudhën maj 2017 – prill 2018.

Gjatë prillit çmimet e produkteve ushqimore dhe të pijeve freskuese në Bullgari janë rritur me 1.1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa ato të produkteve të duhanit dhe të shëndetësisë janë mbetur në nivelin e muajit të kaluar. Me 6.9 për qind janë rritur çmimet e veshjeve dhe të këpucëve për konsumatorin bullgar.

Çmimet e banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera shënojnë ulje prej 0.2 për qind në krahasim me marsin, derisa vlera e shërbimeve të transportit rritet me 1.6 për qind në krahasim me muajin e kaluar.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave janë shenja e radhës e forcimit të presionit të inflacionit gjatë muajve të parë të vitit të tanishëm pas dobësisë së konstatuar në fund të 2018-ës.

Pritet rritje e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve për shtetasit bullgarë dhe pas aplikimit të toll taksave në vend, që do të fillojë me një periudhë tremujore falas nga data 16 gusht. Në të vërtetë fillimi i shfrytëzimit të toll sistemit do të shtrenjtojë një pjesë prej mallrave, por jo kaq shumë siç janë parashikimet e disa ekspertëve dhe organizatave, komentoi Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov. Ai sqaroi se taksat e mëdha do t’u përkasin kamionëve shumë të rënda, me të cilët nuk transportohen mallra ushqimore,“domethënë do të ketë ndikim, por jo kaq apokaliptik, siç prognozojnë disa prej ekspertëve”.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Shumë para u shpenzuan ilegalisht

“Shumë para u shpenzuan në mënyrë të paligjshme, gabimisht, duke shpërfillur raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe thirrjet e jokoalicionit për të shpenzuar me mençuri”, komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov për gazetarët në Kuvendin Popullor...

botuar më 24-04-11 11.01.PD
Ljudmilla Petkova

Rezerva fiskale rezultoi të ishte më shumë se 3 miliardë leva (1.5 miliardë euro) më pak se sa u paralajmërua

Prioritetet kryesore për qeverinë e përkohshme në politikën financiare do të jenë hyrja e Bullgarisë në Eurozonë dhe qëndrueshmëria e financave publike. Këtë e njoftoi në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministrja e re dhe ministre e financave,..

botuar më 24-04-09 6.19.MD