Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas konkursit për këngëtarë të rinj të operës me pjesëmarrje ndërkombëtare “Gena Dimitrova”

Najden Todorov: Kemi një brez të ri, i cili bën çudira

Pllamena Girginova dhe Mihaill Mihajllov
Foto: Augustina Serafimova

Rreth 30 të rinj të talentuar , përfaqësues të 6 vendeve, matën forca në edicionin e tretë të konkursit “Gena Dimitrova” në qytetin Pleven. I krijuar nga këngëtarja jonë e madhe e operës, gara qe rivendosur pas një ndërprerjeje 10 vjeçare.

Jam i lumtur, kryem një punë tepër të mirë - tregoi Ljubomir Djakovski, drejtor i filarmonisë së qytetit Pleven dhe organizator kryesor i ngjarjes.Këta artistë të rinj, të cilëve publiku u duartrokiti me kaq përzemërsi, së shpejti do të nisen nëpër skenat e mëdha. I jemi shumë mirënjohës Ministrisë së Kulturës, nën patronazhin e së cilës  u zhvillua konkursi, si dhe bashkisë së qytetit Pleven për përkrahjen e madhe.

Najden Todorov, dirigjent kryesor i filarmonisë së Sofjes, kryetar i jurisë dhe dirigjent i koncertit përfundimtar, përgjithësoi përshtypjet e tij kështu: Është gjë shumë e mirë, se në një moment në të cilin përsërisim: “Asgjë nuk po ecën në shtet”, del se nuk është po kështu. Kemi një brez të ri të entuziazmuar, i cili vjen pas nesh dhe në fakt bën çudira. Kjo është plejada e ardhshme e këngëtarëve të rinj. Jam i lumtur , se në sajë të konkursit kemi mundësi t’i zbulojmë dhe t’i përkrahim në rrugën, të cilën ata e kanë zgjedhur. Gena Dimitrova  nuk qe vetëm një këngëtare e shkëlqyer e operës, ajo qe  nga ata njerëz të madhërishëm të cilët lindin njëherë në njëmijë vjet. Jam i lumtur se ka konkurs  me emrin e saj, sepse kështu ruajmë kujtimin për të. Jam më se i lumtur se ka këngëtarë të rinj të shkëlqyer, të cilët e vazhdojnë veprimtarinë e saj.

Në juri qe dhe këngëtarja e njohur e operës Darina Takova, kryetare e fondacionit me të njëjtin emër për të ndihmuar talentet e reja të operës. Punuam në një konsensus të plotë - tha zonja Takova. U munduam të mos të ketë këngëtarë të nënvlerësuar. U dhanë dekorata inkurajuese dhe çmime të tjera të posaçme. Ishte një konkurs i lumtur, një final i lumtur, të gjithë njerëzit e rinj ishin të lumtur...Unë isha në jurinë e edicionit të dytë përpara 10 vjetëve. Fituesit e tij tani janë nëpër skenat dhe jam e sigurt se me krenari e shkruajnë emrin e konkursit në biografitë e tij.

Kalludi Kalludov , një nga tenorët tanë më të mëdhenj, shënoi: Një konkurs i vështirë. Përpara 13 vjetëve Gena ka vendosur të jetë kombëtar, por është mirë se kishte dhe të huaj. Deri në fund nuk më besohej , se do të zhvillohej. Jam i bindur se pas dy vjetëve këtu do të këndojnë akoma më shumë talente.

I huaji i vetëm në juri qe Adrian Holender nga Austria, i cili drejton një agjenci për impresario, një post i trashëguar nga babai i tij - drejtor shumëvjeçar i operës shtetërore të Vjenës. Prej viteve punoj si menaxher të këngëtarëve të operës, organizoj festivale dhe koncerte. Gjithmonë kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me këngëtarët e mëdhenj bullgar, mes të cilëve është dhe Gena Dimitrova. Në Bullgari zbuloj zëra të shkëlqyer të rinj, kemi punuar me orkestratë shkëlqyera bullgare. Një nga interpretueset më të mëdha  botërore të roleve dramatike soprano meriton një konkurs të tillë dhe qyteti Pleven është vendi më i logjikshëm për këtë-ajo është e lidhur me këtë qytet. Mendoj se në këtë edicion morën pjesë interpretues të shumtë premtues. Me rëndësi është se në koncertin përfundimtar  të dekoruarit kanë mundësi të këndojnë me orkestër, nën drejtimin e një dirigjenti kaq të mirë, si Najden Todorov.

Në gala koncertin, i cili është kthyer në një festë emocionuese, kënduan që të gjithë mbajtësit e çmimeve themelore, si dhe të dekoruarit me çmime inkurajuese, me dekorata të posaçme e kështu me radhë. Ja se çfarë tha Dumba Tatenda, i cili ka fituar çmimin për interpretim më të mirë të një kënge bullgare nga një pjesëmarrës i huaj: Kam lindur në Zimbabve, jetoj në Tunizi. Nuk dija asgjë  për kulturën tuaj, por duhej të mësoja fjalë në gjuhën bullgare dhe kjo qe një përvojë e shkëlqyer për mua. Jam shumë i lumtur, se e fitova këtë çmim.

Mohamed Esajed, po kështu nga Tunizia fitoi çmimin e tretë, të cilin e ndau me bullgarin Kristian Hristov-student në “Mozarteumin“ në Salsburg. Vetëm përpara 7 muajve  ju takuam me Mihaill Mihajllovin /nxënës i Akademisë Kombëtare Muzikore/ si mbajtës i çmimit të parë nga Konkursi për këndim dhome “Panço Vlladigjerov” në qytetin Shumen. Ai është dhe fituesi i padiskutueshëm tek meshkujt në konkursin “Gena Dimitrova”. Ky është vendi im i parë i një koncerti krejtësisht operistik. Në kohën tonë njeriu vështirë gjen veten, prandaj nuk kërkoj idhuj, por punoj për përsosmërinë time personale. Në koncertin përfundimtar  këndova me një kënaqësi të madhe dhe mendoj se publiku e vlerësoi. Kjo dekoratë më jep bindjen dhe shpresën se jam në rrugë të drejtë.

Çmim të parë fitoi dhe Pllamena Girginova, po kështu nxënëse e Akademisë Kombëtare Muzikore. Asaj i qe dhënë dhe dekorata për interpretim më të mirë të një kënge bullgare.

Çmimin e dytë e ndanë Aleksandrina Mihajllova dhe Svetllana Ivanova, kurse e treta u bë Viktoria Pigova. Inkurajime morën Glloria Këneta dhe Katarina Radovanoviç nga Serbia, kurse Katazhina Sigula nga Polonia dhe Anita Shishkova fituan një pjesëmarrje falas në klasat e mjeshtërisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shpallen fituesit e konkursit të Radios Kombëtare Bullgare për Këngën e Re Bullgare "Pranvera"

Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..

botuar më 24-05-30 6.15.PD

“Universi” – takon edhe një herë botët muzikore të Mihaella Marinovës dhe Ljubo Kirovit

Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..

botuar më 24-05-29 6.35.PD
Grupi Vokal

Koncerti pranveror i formacionit “Radiodeca” i kushtohet kompozitorit Krasimir Miletkov

Muzikantët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) nga Grupi Vokal i Fëmijëve "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - prezantojnë koncertin e tyre tradicional pranveror. Ai i kushtohet 70 vjetorit të kompozitorit Krasimir Miletkov, i cili..

botuar më 24-05-28 11.29.PD