Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kamioni vrasës nuk ka hyrë në Bullgari asnjë herë që nga viti 2017

Foto: BTA

Kamioni vrasës me 39 kufoma i cili u zbulua më 23 tetor në qarkun anglez Eseks, megjithëqë është  regjistruar në Bullgari, nuk ka hyrë në vend asnjë herë që nga viti 2017 e këtej, sipas informacionit të Policisë Kufitare. Kamioni me markën “Scania” ka dalë nga Bullgaria më 20 qershor të vitit 2017 i ngasur nga dy shtetas të Britanisë së Madhe. Ka hyrë në territorin e Britanisë së Madhe nga qyteti belg Zeebrugge, duke kaluar përmes portit Purfleet. Viktimat e zbuluara në kamion janë me prejardhje kineze, gjë që tregon se nuk është e mundshme që ata të jenë të ngarkuar në Bullgari, komentoi para gazetarëve zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 majin 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave. Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu..

botuar më 24-05-28 7.35.MD

Përplasje trenash në Stacionin Qendror Hekurudhor - Sofje, disa persona u plagosën

Dy trena u përplasën rreth orës 16:40 në Stacionin Qendror - Sofje, njoftoi për BNR qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përplasja ka ndodhur mes një treni që duhej të nisej për në Plovdiv dhe një tjetër që po kryente manovra me..

rinovuar më 24-05-28 6.12.MD

Makineritë për votim jashtë vendit do të jenë gati brenda ditëve

Jashtë vendit po instalohen makinat e votimit për zgjedhjet kombëtare dhe ato të Parlamentit Evropian të 9 qershorit. Brenda pak ditësh ato do t'i jepen Ministrisë së Punëve të Jashtme për të transportuar në përfaqësitë tona diplomatike jashtë..

botuar më 24-05-28 3.21.MD