Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kamioni vrasës nuk ka hyrë në Bullgari asnjë herë që nga viti 2017

Foto: BTA

Kamioni vrasës me 39 kufoma i cili u zbulua më 23 tetor në qarkun anglez Eseks, megjithëqë është  regjistruar në Bullgari, nuk ka hyrë në vend asnjë herë që nga viti 2017 e këtej, sipas informacionit të Policisë Kufitare. Kamioni me markën “Scania” ka dalë nga Bullgaria më 20 qershor të vitit 2017 i ngasur nga dy shtetas të Britanisë së Madhe. Ka hyrë në territorin e Britanisë së Madhe nga qyteti belg Zeebrugge, duke kaluar përmes portit Purfleet. Viktimat e zbuluara në kamion janë me prejardhje kineze, gjë që tregon se nuk është e mundshme që ata të jenë të ngarkuar në Bullgari, komentoi para gazetarëve zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Argëtim për fëmijët dhe baballarët në ditën e babait në Muzeun Historik Ushtarak Kombëtar

Më 8 qershor, nga ora 10:00 deri në 17:00, me hyrje të lirë dhe shumë atraksione, lojëra dhe surpriza, Muzeu Historik Ushtarak Kombëtar në Sofje do të presë Ditën e Babait , kushtuar marrëdhënieve të veçanta midis baballarëve dhe fëmijëve dhe që..

botuar më 24-06-08 3.55.PD

Parashikimi i motit për 8 qershorin 2024

Të shtunën do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore, ndërsa në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga jug-juglindja...

botuar më 24-06-07 7.35.MD

Po riparojnë me urgjencë gardhin përgjatë kufirit tonë me Turqinë

Këshilli i Ministrave urdhëroi riparimin urgjent të gardhit përgjatë kufirit tonë me Turqinë me një vendim të datës 6 qershor, njoftoi BNR Burgas. Punimet urgjente të riparimit dhe restaurimit të objektit inxhinierik duhet të përfundojnë deri më..

botuar më 24-06-07 6.36.MD