Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Sllovakia përkrahin zgjerimin e BE-së

| rinovuar më 19-10-24 7.46.MD
Mirosllav Lajçak
Foto: EPA/BGNES

Bullgaria dhe Sllovakia janë përkrahësit më të mëdhenj të zgjerimit të BE-së, deklaroi zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva pas takimit me ministrin e punëve të jashtme dhe të çështjeve evropiane të Republikës së Sllovakisë Mirosllav Lajçak. Shprehin shqetësim të thellë për këtë, se herën e radhës Këshilli i Evropës shtyri miratimin e vendimit për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë.
Bullgaria është një nga destinacionet më të preferuara nga turistët sllovakë, tha ministër Lajçak. Jemi partnerë të afërte në rendin evropian të ditës, koordinojmë përpjekjet tona për formimin e buxhetit të ardhshëm të BE-së dhe jemi të bindur, se politika e kohezionit duhet të jetë një nga shtyllat e buxhetit të ardhshëm, komentoi ai. Të dy ministrat nënshkruan memorandum për mirëkuptim në bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim. 

Në një takim me nënpresidenten Ilijana Jotova ministër Lajçak theksoi përkrahjen konsekuente të Republikës së Sllovakisë për  hyrjen e Bullgarisë në Shengen, eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prognozat e para parashikojnë 6 forca politike nga Bullgaria në Parlamentin Evropian

Në Parlamentin e ri Evropian prej 720 anëtarësh do të jenë 17 deputetë bullgarë. Sipas të dhënave të para të exit poll-it deri në orën 20:00 nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Gallup International”, partner i BNR-së në pasqyrimin e..

botuar më 24-06-09 8.31.MD

Gallup: GERB është lider, dy parti po konkurrojnë për vendin e dytë

Rezultatet e para pas përfundimit të zgjedhjeve "2 në 1" në Bullgari Rezultatet e exit poll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, partnere e BNR-së në paraqitjen e votimit, tregojnë se 6 parti dhe koalicione hyjnë në..

botuar më 24-06-09 8.12.MD

Pjesëmarrja e votuesve në Bullgari në zgjedhjet "2 në 1"

Tek ora 17:00, më 9 qershor, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për parlamentin kombëtar ishte 23.4%, tha për BNR sociologja nga Gallup, Janica Petkova. “Kjo është një pjesëmarrje relativisht më e ulët se ajo që kemi pasur në zgjedhjet e..

rinovuar më 24-06-09 6.41.MD