Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov do të takohet me presidentin e ShBA-së Donalld Trëmp

Bojko Borisov
Foto: Këshilli i Ministrave

Sot kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov do të takohet me presidentin e ShBA-së Donalld Trëmp në Shtëpinë e Bardhë. Bashkëpunimi në mbrojtje dhe në siguri, diversifikimi energjetik, ndikimi i huaj tek ne dhe siguria e Detit të Zi janë temat të cilat pritet të dominojnë në bisedimet. Takimi sy më sy midis kryeministrit Borisov dhe presidentit Trëmp në Kabinetin Oval planifikohet për orën 21, orë bullgare. Para presidentit kryeministri do të ripohojë angazhimet e vendit ndaj Samitit të NATO-së në Uels nga vitit 2014 për buxhet për mbrojtje nga 2  për qind nga produkti i brendshëm bruto të vendeve anëtare të Aleancës – një nga kërkesat kryesore të presidentit Trëmp ndaj aleatëve nga Evropa. Bullgaria tashmë cakton 3 për qind nga produkti i brendshëm bruto për mbrojtje. Nga qendra e shtypit të qeverisë bullgare theksojnë, se marrëveshjet e arritura për gjuajtësit amerikanë F-16 për ushtrinë bullgare do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Bullgarisë. Nga Shtëpia e Bardhë shpallën, se në takim do të diskutohet edhe siguria e pellgut të Detit të Zi. Në një bisedë me gazetarë në avion kryeministri Borisov tha, se mbetet e pandryshuar pozita e tij përsa i përket militarizimit të Detit të Zi, e pikërisht, se Bullgaria nuk ka interes nga militarizimi i Detit të Zi. Në fushën e energjetikës do të diskutohet importi i gazit të lëngshëm. Kryeministri ka ndërmend të theksojë dobitë e projektit Rryma Ballkanike, të qendrës ndarëse Ballkan, të lidhjeve midis sistemeve të gazit të Greqisë dhe të Bullgarisë.
Delegacioni bullgar do të ketë takime në Dhomën Tregtare Amerikane me përfaqësues të 15 kompanive që shfaqin interes ndaj vendit tonë, ndër të cilat janë Gugëll, Ej Ti end Ti, Majkrosoft.  
Në delegacionin zyrtar të kryesuar nga zoti Borisov janë zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev, zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakakçanov, ministri i financave Vlladisllav Goranov dhe ministri i ekonomisë Emill Karanikollov. Megjithëqë në kuadrin e bisedimeve do të diskutohen tema energjetike ministrja e energjetikës Temenuzhka Pekova nuk është në delegacion.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD