Bullgaria, shteti më i varfër në BE, tërheq investime të mëdha të huaja në sferën e teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit, shkruan gazeta “Financial Times”. Për katër vjet këto investime u rritën pesë herë, ndërsa sektori llogariti shitje për 3.2 miliard dollarë për vitin 2018. Botimi thekson edhe kontributin e vet me hapjen e qendrës teknologjike në Sofje në prill të këtij viti me 110 nëpunës. Ndër investitorët janë edhe Facebooku dhe Banka Botërore të cilët gjithashtu hapën zyra në kryeqytetin bullgar. Gjatë vitit 2018 në Bullgari u bënë investime të huaja në përmasë 240 milion dollarë me realizimin e 16 projekteve kryesisht në Sofje në fushën e shërbimeve software dhe të teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit, thekson gazeta.
E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje shiu në shumë vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë shtrëngata dhe kushte breshëri. Do të fryjë erë e lehtë nga..
Blerja e sistemit raketor të artilerisë Himars, për fat të keq, nuk është pjesë e perspektivës imediate të ushtrisë bullgare, tha zëvendësshefi i mbrojtjes gjeneral-toger Mihaill Popov pas përfundimit të stërvitjes më të madhe të Forcave Tokësore..
Perceptimi i nivelit të korrupsionit në Bullgari mbetet shumë i lartë, komentoi Jeff Gotlijb, përfaqësues rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Nga pikëpamja institucionale është e rëndësishme ulja e..
Treni legjendar “Orient Ekspres”, i cili lëviz në linjën Paris-Stamboll, mbërrin sot në Stacionin Qendror Hekurudhor në qytetin e Ruses pranë lumit..
Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj tha se nuk do të jetë ndër kandidatët për patrik të Bullgarisë. "Shkrova një letër. I thashë Sinodit të Shenjtë atë që..
Nga data 4 deri më 8 qershor, qyteti Silistra pranë lumit Danub do të presë Konferencën e 62-të Kombëtare të Arkeologëve në Bullgari. Do të jepen..