Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi antik vazhdon të zbulojë sekretet e veta

Në qendrën e Plovdivit u bë edhe një zbulim arkeologjik – një statujë prej mermeri e hyjneshës Kibella. “Forumi Veriu” ku u gërmua figura antike studiohet që nga viti 1986 dhe përbën zemrën e qytetit antik.

Ky është sheshi më i madh antik, zbuluar në territorin e Bullgarisë dhe një prej më të mëdhenjve në Ballkan. Sipërfaqja e përgjithshme është më se dy dynymë. Sivjet studiuesit hulumtuan rreth 250 metra katrorë. U zbulua pjesa veriore e Agorës -  sheshit të qytetit Filipopoll (Plovdivi i sotëm) dhe një kompleks i godinave shoqërore. Aty në antikitet banorët e qytetit Filipopoll kanë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme politike dhe fetare, ndërsa tregtarët kanë ofruar mallrat e tyre.

Statuja e Kibellës u gërmua në një shtresë nga antikiteti i vonshëm, fillimi i shekullit të katërt, kur krishterimi u imponua si fe në Ballkan dhe të gjitha simbolet antike asgjësoheshin. Udhëheqësja e gërmimeve Maja Martinova supozon se ky është shkaku për të cilin figura e gjetur është e thyer dhe shihen gjurma nga djegia.

Statuja është e punuar prej mermeri me ikonografinë tradicionale përmbi. Kibella është e ulur në fron. Pranë saj qëndrojnë dy luanë. Në dorën e majtë mban një daulle të vogël. Statuja datohet nga shekujt e dytë dhe të tretë. Kjo është një vepër e mirë e plastikës së vogël prej mermeri. Në fillim Kibella ishte perëndeshë frigiane e cila mishëronte nënën natyrë. Ajo respektohej kryesisht në Azinë e Vogël. Përmes kolonive greke kulti depërtoi edhe nëpër trojet tona. Gjatë epokës perandorake romake nga e cila daton statuja, ajo respektohej si mbrojtëse e mirëqenies së qyteteve dhe të mbarë shtetit. Ne e lidhim kryesisht me të shpërngulurit frigianë në Filipopoll, prania e të cilëve është e dokumentuar.

Statuja e hyjneshës Kibella nuk është zbulimi i vetëm i rëndësishëm i arkeologëve në gërmimin e Filipopollit gjatë vitit 2019. U gjet edhe një pllakë e mermertë me mbishkrim në gjuhën e vjetër greke. Teksti vjen të sugjerojë se është pjesë e një letre perandorake, e cila u vu në pjesën veriore të sheshit të qytetit Filipopoll kështu që secili që vinte këtu të mund të lexonte. Maja Martinova shpjegon rëndësinë e letrës:


Ajo përbën përgjigje të një lutjeje në emër të qytetit ose të bashkimit të qyteteve trake. Nga teksti nënkuptohet se letra ka të bëjë me një kazus konkret, të verifikuar nga dy persona. Për shkak se teksti i plotë mungon, nuk bëhet e qartë për çfarë kazus bëhet fjalë. Përmendet vetëm një gjobë e cila duhet të paguhet. Në fund të letrës flitet për një shtetas me status të lartë social i cili do të paguajë gjobën. Mbishkrimi datohet nga fundi i shekullit të dytë dhe nga fillimi i shekullit të tretë. Për fat të keq emri i perandorit nuk shkruhet. Sipas ekspertit në epigrafet Nikollaj Sharankov bëhet fjalë për perandorin Septemij Sever i cili i vuri një gjobë qytetit, sepse në konkurrimin për fronin perandorak Filipopolli e përkrahu oponentin e tij Pescenij Niger.

Aktualisht arkeologët studiojnë një shtresë kulturore nga epoka romake. Ata do të dokumentojnë katër fazat kryesore të ndërtimit të Agorës së Filipopollit, të cilat dallohen si me ndryshimin e parametrave të hapësirës së hapur të sheshit, ashtu edhe me zbukurimet plastike mbi portikun.

Për shembull kolona më e hershme është në stilin dorik ndërsa veprat më të vonshme arkitekturore janë në stilin rimo-korint të punuara prej mermeri. Do të jetë mirë në se do të arrijmë të zbulojmë monumente të tjera të shkruara, sepse ato kanë rëndësi më të madhe nga pikëpamja shkencore – thekson në përfundim Maja Martinova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: archaeologia-bulgarica.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Ferdinand

Eshtrat mortore të mbretit Ferdinand do të transferohen në Sofje

Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..

botuar më 24-05-27 8.57.PD

Teknologjitë e reja rikrijojnë Betejën e Tutrakanit

Një objekt novator muzeal hap dyert në varrezat ushtarake pranë Tutrakanit. Memoriali "Epopeja e Tutrakanit - 1916" ndodhet në një ndërtesë të re muze të ndërtuar për këtë qëllim. Ai përfshin një sërë teknologjish të reja që zhytin vizitorin në..

botuar më 24-05-26 9.15.PD
Qytetarët e Sofjes dynden për të lexuar manifestin mbretëror me dekret-ligjin për pushtetin e ri të puçistëve

Mësime bullgare - pse një grusht shteti ushtarak nuk çon në "përtëritje"?

90 vjet më parë, më 19 maj 1934, lëvizja "Zveno" dhe Bashkimi Ushtarak në Bullgari kryen një grusht shteti pa gjak. Në emër të modernizimit të vendit, të quajtur "përtëritje", ata shfuqizuan Kushtetutën e Tërnovos , ndaluan partitë dhe..

botuar më 24-05-19 9.40.PD