Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji në Bullgari pakësohet dhe bëhet më i shtrenjtë

Më shqetësuese është situata në Pernik, ku liqeni “Studena” që shërben për furnizimin e ujit të pijshëm është bosh.
Foto: BGNES

Problemet e lidhura me furnizimin e ujit në Bullgari bëhen gjithnjë e më të shumta dhe më serioze. Popullsia e vendit tonë është 7 miliona dhe 315 mijë prej shtetasve bullgarë janë prekur nga ndërprerjet e furnizimeve të ujit. Furnizime me orare ka në 17 qarqe, 40 bashki, 12 qytete, 160 fshatra. Përveç në qytetin Pernik, situata është shqetësuese edhe në qytetet Lloveç, Teteven, Pleven, Dobriç, Kotell, Omurtag etj.

Ujërat në Bullgari nuk janë të bollshme, pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e territorit tonë është malore. Kohët e fundit gjithnjë e më fortë i ndiejmë ndryshimet klimatike me përmbytje dhe me periudha të gjata të tharjes, të cilat pengojnë furnizimet e rregullta të ujit për popullsinë. Bullgaria është në vend të dytë në Evropë pas Islandës për nga ujërat termike, por shumë prej tyre nuk janë të përshtatur për përdorim dhe nuk luajnë rol të konsiderueshëm në bilancin ujor të shtetit.

Situata nuk do të ishte aq shqetësuese, në se humbjet e ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit nuk ishin aq të mëdha . Ato përbëjnë 500 mln. metra kubike për vit, apo 56% prej kësaj pasurie natyrore, llogarisin në Institutin Kombëtar të Statistikave. Dhe në vend që të pakësohen, ato bëhen më të shumta. Në të njëjtën kone në Evropë humbjet që konsiderohen si të pranueshme janë rreth 20%.

Më dramatike është situata në qytetin Pernik (Bullgari Perëndimore). Atje ujë ka vetëm disa orë në ditë dhe për ta përballuar këtë problem njerëzit janë detyruar të mbushin shishe dhe bidonë. Autoritetet vendase shpallën gjendje të jashtëzakonshme, sepse liqeni artificial, i cili përdoret për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm është pothuaj bosh dhe po kërkohen burime të reja. Tani për tani situata është në të vërtetë alarmante.  Qeveria tashmë lëshoi 17 mln. euro për rinovimet më urgjente të rrjetit të shpërndarjes së ujit, por është e qartë se këto 17 miliona nuk mund të zgjidhin të gjitha problemet e lidhura me mungesën e ujit në tërë Bullgarinë. Ka nevojë për investime më të konsiderueshme për impiante dhe tubacione.

Në se Bullgaria vazhdon rinovimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve me të njëjtat ritme, do të kemi nevojë për 35 vjet, pas të cilave do të kemi një shërbim në të vërtet cilësor. Ky është përfundimi i bërë nga Banka Botërore, e cila hartoi strategji konkrete për Bullgarinë. Për përmirësimin e pastrimit të ujërave të zeza dhe për pakësimin e humbjeve gjatë shpërndarjes së ujit të pijshëm gjatë 10 vjetëve të ardhshme në sektor duhet të investohen 12 mlrd. euro, janë të mendimit bankierët nga Uashingtoni.

Kontribut për zgjidhjen e problemit ka dhe kryeministri Bojko Borisov, i cili lancoi idenë ekzotike për nacionalizimin e të gjitha shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve  dhe për krijimin e një kompanie shtetërore, e cila do të furnizojë me ujë të gjithë Bullgarinë.

Partia opozitare Socialiste Bullgare reagoi duke deklaruar se do të kërkojë mocion mosbesimi për kryeministrin dhe qeverinë e tij. Tani për tani i vetmi hap drejt zgjidhjes së problemeve në sektor është rritja e çmimit të ujit që nga 1 janari 2020 – deri më 9%, varësisht nga vendi konkret. Ata që kritikojnë këtë hap mund të thuhet se e kanë të drejtën. Sipas avokates së popullit Diana Kovaçeva rritja e çmimit, posaçërisht në qytetet me ndërprerje të furnizimeve të ujit, është e padrejtë – qytetarët do të jenë të detyruar të paguajnë më shumë për diçka që nuk e përdorin rregullisht.

Problemi ka dhe një aspekt tjetër. Kontrollimet e bëra kohët e fundit tregojnë se ka shpërdorime nga ana e hidrocentraleve. I tillë është rasti me hidrocentralin “Berbesh” pranë qytetit Botevgrad, i cili përdor më shumë ujë, se sa e ka të drejtën të shfrytëzojë në bazë të lejes së dhënë nga drejtoria e menaxhimit të burimeve ujore.

Statistika tregon se bullgarët nuk konsumojnë më shumë ujë në Evropë. Analizat tregojnë se gjatë vitit 2018 një bullgar ka përdorur mesatarisht 99 litra ujë për ditë (të tilla janë të dhënat edhe për 2018-ën). Më shumë ujë përdorin njerëzit në kryeqytet – 117 litra për ditë, më pak – ata në qytetet Tërgovishte  (69 litra për njeri për ditë) dhe Sliven (70 litra). Mund t’i krahasojmë këto të dhëna me konsumin në Francë që është mbi 170 litra për njeri për ditë. Shifrat përkatëse për Zvicra janë 160, për Britaninë e Bashkuar – 149.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD