Biatlonistja bullgare Milena Todorova fitoi medalje të argjendtë në 12,5 kilometra në kampionatin botëror për të rinj dhe të reja në Lenzerheide-Zvicër. Todorova 22 vjeçe bëri tre gabime në katër qitjet e saj dhe përfundoi me 1:07,9 minuta pas kampiones Anastasia Haliulina nga Rusia, e cila qëlloi pa gabim. Sportistja nga qyteti Trojan e tejkaloi me 8,1 sekonda të tretën Emi Baserga nga Zvicra. Nga bullgaret e tjera Maria Zdravkova është e 24-ta, kurse Ljubomira Pehlivanska nuk mundi të përfundojë garën.
Katër medalje fituan gjimnastet individuale bullgarë në finalet e kombinimeve me veglat e veçanta të Kupës së parë evropiane të gjimnastikës ritmike, që po mbahet në Baku. Borjana Kalejn fitoi një medalje të artë me top dhe fjongo, si dhe një..
Iniciativa Wings for Life World Run është një ngjarje globale që do të mbahet njëkohësisht në të gjithë botën më 5 maj dhe do të fillojë në orën 14:00 me orën bullgare. Të gjitha fondet e mbledhura nga tarifat e hyrjes do të dhurohen për kërkime..
Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë në garën e gjithanshme në Kupën e parë Evropiane të Gjimnastikës Ritmike të mbajtur në Baku. Borjana Kalejn mbeti e katërta pas pasaktësive në kombinimin me shirit. Gara zhvillohet sipas rregullave të..