Biatlonistja bullgare Milena Todorova fitoi medalje të argjendtë në 12,5 kilometra në kampionatin botëror për të rinj dhe të reja në Lenzerheide-Zvicër. Todorova 22 vjeçe bëri tre gabime në katër qitjet e saj dhe përfundoi me 1:07,9 minuta pas kampiones Anastasia Haliulina nga Rusia, e cila qëlloi pa gabim. Sportistja nga qyteti Trojan e tejkaloi me 8,1 sekonda të tretën Emi Baserga nga Zvicra. Nga bullgaret e tjera Maria Zdravkova është e 24-ta, kurse Ljubomira Pehlivanska nuk mundi të përfundojë garën.
Borjana Kalejn përfundoi në vendin e dytë dhe Stilijana Nikollova ishte e treta në kualifikimet e Kupës Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Më së shumti pikë ka grumbulluar italianja Sofia Raffaelli. Gara zhvillohet për herë të..
Kirill Kirov u klasifikua për finalen e qitjes 10 metra me pistoletë për meshkuj në Kupën e Botës të Qitjes në Baku, Azerbajxhan, njoftoi BTA. Qitësi më i mirë bullgar për vitin e kaluar dha rezultatin e pestë në kualifikime me 582 pikë, pesë më pak..
Në edicionin e dytë radhazi të Kupës Botërore të shahut për femra, sërish do të ketë pjesëmarrje bullgare. Pasi Nurgjyll Salimova arriti në finalen e turneut në Baku në Kupën e Botës në Shah për femra, në vitin 2025 do të garojë Nadja Tonçeva. Në vitin..