Një prej atraksioneve, të cilat u bëjnë përshtypje të madhe turistëve bullgarë e të huaj te ne është udhëtimi me tren në linjën me trase të ngushtë mes qyteteve Septemvri dhe Dobrinishte. Udhëtimi me tren nëpër labirintet malore është një aventurë e vërtetë. Treni lidh Luginën e Trakisë së Sipërme me malet Rodope, Rilla dhe Pirin në një itinerar shumë piktoresk. Duket se pikërisht kjo u ka bërë përshtypje britanikëve, të cilët kanë vendosur udhëtimin me tren në linjën me trase të ngushtë në Rodope në Top 10 të anketës së gazetës “Gardian” për udhëtimet më piktoreske me tren në Evropë.
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..
Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..
Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në..
Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u..