Atletët bullgarë fituan tri medalje në Balkaniadën për të rinjtë në moshë deri më 20 vjet. Ajo u zhvillua në Stambollin e Turqisë. Aleksandra Naçeva u rendit në vendin e dytë në kërcimin trehapësh, duke arritur rezultat 13.10m.
Dobromir Nikollov fitoi medaljen e argjendtë në distancën 60m. të vrapimit me pengesa me 8,09 sek.
Veselin Zhivkov mori medaljen e bronztë në sprintin (60 m.) me rezultat 6.91 sek., bëri të ditur sajti Veselin Zhivkov.
Rekorduesja kombëtare në distancën 10 000 metra në maratonë Milica Mirçeva regjistroi një rekord të dytë kombëtar në distancën 5 kilometra në rrugë në Leicester (Britania e Madhe). Mirçeva përfundoi e 15-ta në garën elitare me kohën 15:43, dy..
Në renditjen botërore të tenistëve , të publikuar sot, tenistët më të mirë të Bullgarisë, Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova, u lëvizën më përpara. Falë arritjes në fazën e 16-të në Indian Wells, Grigor Dimitrov u ngjit një pozicion më parë..
Petër Stojçev, i njohur si notari më i suksesshëm në botë në maratonë, shënoi një tjetër arritje serioze duke u bërë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës Kuk, e cila lidh ishujt jugor dhe verior të Zelandës së Re. Stojçev ia doli,..