Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hyrja e Bullgarisë në eurozonë – shqetësime dhe sigurime

Foto: pixabay

A do të zhvlerësohen kursimet? A do të rriten çmimet e mallrave dhe shërbimeve? Këto pyetje preokupuan opinionin shoqëror bullgar pas ndryshimeve ligjore, kohët e fundit, të cilat japin mundësi që kursi i këmbimit të levës me euron të kontraktohet pas aderimit të Bullgarisë në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit ERM II (Exchange Rate Mechanism ІІ).

Në praktikë ky mekanizëm i quajtur “dhoma e pritjes për eurozonën” është procedura përmes së cilës kalon çdo shtet anëtar i BE-së i cili vendos të pranojë euron. Dallimi është se në Bullgari funksionon Bordi Valutor me kurs të fiksuar të levës kundrejt euros, ndërsa rregullat për hyrje në ERM II dhe pas kësaj në bashkimin bankar dhe në eurozonë, janë për shtete me kurs luhatës valutor. Për të garantuar se kursimet e bullgarëve do të ruhen, parlamenti vendosi që vendi të dalë nga ERM II, në se do të propozohet një kurs këmbimi i cili dallohet nga kursi i tanishëm i këmbimit të levës kundrejt euros.

Megjithëse si qeveria ashtu edhe shefi i Bankës Popullore Bullgare u përpoqën të  qetësojnë shoqërinë, shqetësimet mbeten. Ditët e fundit ata u përforcuan nga deklarata e profesorit Steve Hanke i njohur tek ne si “i ati i Bordit Valutor”. Në një intervistë për Programin Horizont të Radios Kombëtare Bullgare ai ishte kategorik, se Bullgaria nuk duhet të pranojë valutën unike evropiane. Sipas tij nuk është e domosdoshme që leva të këmbehet kur kursi i euros është i fiksuar, sepse nëpërmjet Bordit Valutor, vendi ynë në praktik shfrytëzon pozitivat e eurozonës. Ai kritikoi edhe ndryshimet ligjore, duke theksuar, se nuk përjashton mundësinë të ketë ndonjë “komplot të fshehur”, me të cilin Bullgarisë t’i vihen “kushte diskriminuese” për hyrje në eurozonë.

Në përgjigje ministri bullgar i financave Vlladisllav Goranov tha, se Bullgaria nuk ka lidhur kontrata të fshehta dhe iu kundërvu tezës së profesorit Hanke, se vendi nuk duhet të aplikojë euron. Ministri rikujtoi, se euroja është valuta e dytë më të tregtuar në botë pas dollarit amerikan dhe siguroi, se leva bullgare do të mbetet me kursin e tanishëm deri në hyrjen e vendit në eurozonë dhe se nuk do të ketë zhvleftësim të kursimeve të bullgarëve.

Përvoja e shteteve me histori të përngjashme pas vënies së euros në qarkullim, nuk vlerësohet pa mëdyshje. Lituania, Letonia dhe Estonia, shtete këto të cilat shpesh jepen si shembull në Bullgari, ishin të fundit të cilat hyrën në eurozonë. “Nuk shihet rritja e çmimeve, zhvlerësimi i kursimeve dhe nuk ka momente të tjera shqetësuese” – është kategorik makroekonomisti estonez profesor Karsten Staehr.

Në të njëjtën kohë tri nga dhjetë shtete të cilat u aderuan në BE në vitin 2004, akoma nuk e kanë aplikuar euron dhe nuk kanë ndërmend që së shpejti të bëjnë këtë hap. Bëhet fjalë për Çekinë, Poloninë dhe Hungarinë. Para Radios Kombëtare Bullgare Djulla Pleshinger nga Banka Qendrore Hungareze komentoi, se euroja ka një histori të lëkundshme – 10 vitet e para përbëjnë historinë e suksesit, por pas kësaj erdhi fatkeqësia. Ai citoi një anketim sipas të cilit pas dy dekadave vetëm Gjermania dhe  Holanda do të jenë “fitueset e anëtarësimit në eurozonë”.

Në dobinë e bashkimit valutor është i bindur një ekspert tjetër evropianoperëndimor Ika Koronen nga Banka Qendrore Finlandeze. Ai thekson, se “kur do të hyjë në shfrytëzim euroja, guvernatori i Bankës Kombëtare do të aderohet në Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, ndërsa në nivel ekspertësh përfaqësues të Bankës Popullore Bullgare do të marrin pjesë në komisione të ndryshme, gjë që do të thotë se do të jenë në gjendje të ndikojnë mbi vendimet në nivel të lartë”.

Mendimet janë të llojllojshme, shqetësimet – gjithashtu. Çfarë do të ndodhë që tani e tutje në Bullgari, e ardhmja do ta tregojë ...

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Rresht njerëzish para Institutit Kombëtar të Sigurimeve

COVID-19: Masa urgjente të qeverisë kundër papunësisë

Pas dy ditësh të bisedimeve të vështira mes qeverisë, nga njëra anë, dhe partnerëve socialë, nga ana tjetër, të përfaqësuar nga sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve, qeveria miratoi një pako prej masash për kompensimin e humbjeve të biznesit nga..

botuar më 20-03-31 4.06.MD

Biznesi në kushtet e COVID-19

Në kushtet e krizës që filloi pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend më 13 mars të këtij viti biznesi bullgar demonstron solidaritet dhe përgjegjësi sociale çdo ditë, megjithë dëmet që pëson. Edhe në këtë situatë mbetet në fuqi rregulli se..

botuar më 20-03-26 1.51.MD

Mundësitë e papërdorura të Bullgarisë Lindore

Bullgaria Lindore është ndarë në dy rajone – verior dhe jugor, kufiri mes të cilave është mali Stara Pllanina. Cilat janë specifikat e këtyre dy rajoneve? Biseda është me ekonomistin Adrian Nikollov nga Instituti i Ekonomisë Tregtare dhe fillon me..

botuar më 20-03-26 11.35.PD