Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blerja e një automjeti të ri është gjithnjë e më e arritshme në Bullgari

Foto: shutterstock

Gjatë këtyre ditëve agjencia BGNES njoftoi duke cituar të dhënat e Policisë Rrugore dhe të importuesve të automobilave se ka një ndryshim në qëndrimin e bullgarit sa i përket blerjes së makinës së re. Kjo akoma po bëhet rrallë dhe nga pikëpamja e raportit midis automobilave të rinj dhe atyre të vjetër për frymë të popullsisë, Bullgaria është një nga vendet e fundit në Evropë. Vjet janë regjistruar 43 368 makina të reja dhe 226 657 të përdorura, kurse 41% prej automjeteve në vend janë në moshë mbi 20 vjet.

Por aktualisht kompanitë importuese propozojnë mundësi shumë më fleksibile për blerjen e një makine të re.  Normat e interesit janë të ulëta dhe një makinë e re mund të merret me lizing me pagesë fillestare vetëm 10% prej vlerës së makinës. Gjatë viteve të fundit rritet përdorimi i të ashtuquajturit lizing operativ – ai jep mundësi që automobili të merret me qira për një periudhë më afatgjatë kundrejt pagimit të kësteve të barabarta mujore dhe pa pagesë paraprake. Në fakt ky është shërbim, nuk është lizing, sepse në fundin e periudhës klienti nuk bëhet pronar i automjetit. Në pjesën më të madhe të rasteve konsumatorët e këtij shërbimi nuk fitojnë pronësi, sepse shfrytëzojnë mundësinë për këmbim të automobilit. Vjet, nga të gjitha shitjet  e makinave të reja, rreth 30% janë realizuar në bazë të kësaj skeme.

Por importuesit janë kategorik se e ardhmja u përket veturave elektrike. Tek modelet e reja ka autonomi deri më 340 kilometra, që në kushte qyteti mbase nuk mund të tejkalohet për një ditë. Po mendohet dhe varianti, në të cilin lizingu do të përfshijë dhe të drejtën e përdorimit për 20 ditë të një makine tjetër jo elektrike, me të cilën klienti mund të ndërmarrë udhëtime deri në vende, ku nuk ka stacione karrikimi pëe automjetin elektrik.

Importuesit presin se edhe shteti do të bëjë disa hapa për stimulimin e blerjes së automobilave të rinj dhe ekologjikë. Ata flasin për sigurimin e stimujve tatimor dhe të formave të bashkëfinancimit, sipas shembullit të shtetet fqinje. Për shembull në Rumani janë parashikuar pulla më të lira për taksat rrugore për pronarët e mjeteve ekologjike, kurse që të stimulohet dorëzimi i makinave për skrap sepse ato e ndotin mjedisin, shteti i jep pronarit subvencion rreth 1800 euro. Në Bullgari stimuj të ngjashëm nuk ka dhe importuesit janë të bindur se duhet të punohet në këtë drejtim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Biznesi në kushtet e COVID-19

Në kushtet e krizës që filloi pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend më 13 mars të këtij viti biznesi bullgar demonstron solidaritet dhe përgjegjësi sociale çdo ditë, megjithë dëmet që pëson. Edhe në këtë situatë mbetet në fuqi rregulli se..

botuar më 20-03-26 1.51.MD

Mundësitë e papërdorura të Bullgarisë Lindore

Bullgaria Lindore është ndarë në dy rajone – verior dhe jugor, kufiri mes të cilave është mali Stara Pllanina. Cilat janë specifikat e këtyre dy rajoneve? Biseda është me ekonomistin Adrian Nikollov nga Instituti i Ekonomisë Tregtare dhe fillon me..

botuar më 20-03-26 11.35.PD

Masa urgjente sociale dhe ekonomike të qeverisë kundër krizës së provokuar nga virusi

Ditën, në të cilën hyri në fuqi Ligji i Gjendjes së Jashtëzakonshme miratuar nga parlamenti më 23 mars, qeveria shpalli pako masash urgjente sociale dhe ekonomike për 2.3 miliard euro. 250 milion euro parashikohen për shëndetësinë,..

botuar më 20-03-25 12.59.MD