Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sportistja Milena Todorova ëndërron për medalje olimpike në biatlon

Foto: личен архив

Prej kohe ëndrra më e madhe e skiatores Milena Todorova e cila garon në biatlon është të marrë medalje olimpike. Suksesin më të madhe ajo arriti duke fituar tri medalje në tri disiplina të ndryshme në Kampionatin Botëror për të rinj dhe për të reja në Lenzerheide të Zvicrës në fillim të këtij shkurti. Bullgarja 22 vjeçare fitoi medaljen e argjend në disiplinën individuale dhe medaljet e bronzta në vrapim dhe në ndjekje. Tani pret Kampionatin Botëror të Biatlonit në Antholz të Italisë, ku do të debutojë në garën e femrave. Qëllimi i saj më i madh për këtë stinë është medalja e artë nga Kampionati Evropian.

Nuk mendova se do të arrijë të marr tri medalje në Kampionatin Botëror në Lenzerheide të Zvicrës – tregon skiatorja e re. – Në të vërtetë isha gati për pista më të rënda dhe për lartësi më të madhe mbi detin. Tërë verën trajnova në të hapur në bazën sportive Bellmeken, kështu që fizikisht isha gati për garën. Për fat të keq qitja ime nuk ishte e mirë, por arrita të kompensoj gabimet me vrapimin. Me siguri mund të them se u avancova shumë, gjë për të cilën punoj që prej vitesh.

Milena Todorova nisi të merret me biatlon rastësisht pasi një mjek i  këshilloi prindërit se do të jetë mirë që e bija e tyre të merret me ndonjë sport. “Fillova si shaka për arsye shëndetësore, por sot nuk mund t’i përfytyroj vetes se mund të bëj ndonjë gjë tjetër”, kujton skiatorja e re. Ajo e ndjen veten mirë në mesë të skajeve të bardha të maleve, por frymëzimi i saj më i madh është miku – Vlladimir Iliev sportist i Bullgarisë për vitin 2019. Të dy ata janë nga qyteti Trojan në Bullgarinë Qendrore Veriore, të dy ata janë mbajtës të medaljeve të argjendta nga kampionate botërore të biatlonit.


Një frymëzim dhe një motivim për mua është se kam pran meje një njeri si Vlladimiri – thekson skiatorja. – Kur shkojmë në ndonjë garë delegacioni ynë nuk është aq i madh, por kjo nuk e zvogëlon gëzimin nga sukseset e bashkatdhetarëve tanë. Mendoj se miqësia stimulon fitoret në pistat.

Milena Todorova është e bindur, se do të arrijë suksesin më të madh në vitin 2026 në Olimpiadën Dimërore në Milano. Ajo e ka këshilltare në sport kampionen e vetme olimpike bullgare në biatlon Ekaterina Dafovska. Kur Dafovska korri suksesin e saj në Nagano në vitin 1998 Milena ishte bebe e porsalindur.

Irina Nikullçina – një sportiste tjetër bullgare e biatlonit, e cila është nga brezi më i suksesshëm bullgar në këtë sport, e tregon Milenën si shpresa më e madhe në biatllonin bullgar. Kjo për arsye se edhe trajnimet Milena e pranon si një garë. Dhe kjo sepse është e bindur, se “Gjithnjë duhet të japësh 100 për qind edhe më shumë nga vete, sidomos kur e di qëllimin”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arritjet e bullgarëve në mbarë botën në vitin 2023

Viti 2023 që po lemë pas ishte një vit në të cilin bota u hap pas pandemisë Covid-19 dhe ndjeu nevojën e madhe dhe joshjen e mundësisë për t'u kthyer në takime t e plota me artin, kulturën, sportin dhe sferat e tjera të aktivitetit në të cilat..

botuar më 23-12-31 7.30.PD
Foto: Krasimir Martinov

Ramona Tullumani: Në operën e Sofjes ndihem si Maria Callas

Sopranoja e njohur shqiptare Ramona Tullumani është një nga artistet me të cilën mirëpresim vitin e ri 2024 në atmosferën e ngrohtë të Operës së Sofjes, në koncertin tradicional gala të Vitit të Ri (29, 30 dhe 31 dhjetor 2023), biletat për të cilin u..

botuar më 23-12-26 7.30.PD

Veselin Portarski – Babagjyshi bullgar i Krishtlindjeve në Berlin që dhuron tregime

"Mbrëmja shkoi mirë. Kjo ishte diçka normale. Në fund të fundit ishte Nata e Shenjtë... Atë ditë më caktuan një rol të rëndësishëm. Ndoshta më i rëndësishmi: ai i Babagjyshit të Krishtlindjeve" – kështu fillon tregimi "Dëshira që Babagjyshi i..

botuar më 23-12-23 12.20.MD