Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Vetëm ne e përballuam migracionin e paligjshëm

| rinovuar më 20-02-14 6.28.MD
Markus Soder (majtas) dhe Bojko Borisov
Foto: BTA - arkiv

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Munih Kryeministri Bojko Borisov u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder. Gjatë bisedimit Borisovi nënvizoi se Bullgaria është shteti i vetëm, i cili e ka përballuar migracionin e paligjshëm dhe i rrit të ardhurat çdo vit.

“3,7% rritje e qëndrueshme e Produktit të Brendshëm Bruto, shumë investitorë gjermanë, rezerva fiskale, rezerva valutore, jemi në vend të dytë pas SHBA-së për nga investimet në sektorin e mbrojtjes” – shtoi ai.

“Unë mund të them se i vetmi që mbetet në postin e vet të kryeministrit është Borisovi” – tha nga ana e vet Markus Söder. “Të gjithët në Evropë ndërrohen, vetëm një mbetet në vendin e tij”.

Dy kryeministrat shprehën kënaqësinë e tyre për shkak të kontakteve intensive politike gjatë viteve të fundit dhe lidhjeve dinamike në fushën e punëve të jashtme, sigurisë dhe turizmit. 

Pak më vonë Borisovi u takua me Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Bashkëbiseduesit shprehën mendimin e përbashkët se Evropa duhet të mbetet e bashkuar para sfidave dhe t’ua garantojë shtetasve të vet prosperitet dhe siguri.

Të dy diskutuan mundësitë për zgjerimin e kontakteve bilaterale. Borisovi theksoi mbi kushtet e shkëlqyera për zhvillimin e biznesit tek ne dhe shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të punojë për zgjerimin e pranisë së produkteve bullgare në tregun gjerman në sektorë si elektronika, elektroteknika, prodhimi i makinave, teknologjitë informative. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD