Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon zgjidhje të qëndrueshme për krizën me emigrantët

Foto: EPA/BGNES

Janë të domosdoshme hapa të menjëhershëm diplomatik për ndërprerjen e fluksit të migrantëve. Këtë e konstatuan në një bisedë telefonike kryeministri Bojko Borisov dhe homologu i tij grek Kiriakos Micotakis. Sipas zotit Borisov duhet një zgjidhje afatgjate të problemit me migrantët, krizën humanitare dhe luftën në Siri. Para takimit të tij më 2 mars me presidentin turk Rexhep Erdogan në Ankara, kryeministri Borisov bisedoi në telefon edhe me kancelarët e Gjermanisë dhe Austrisë – zonjën Angela Merkel dhe zotin Sebastian Kurz si dhe me presidenten e Komisionit Evropian Ursula Gertrud von der Leyen. Zoti Borisov nguli këmbë që Turqia të marrë ndihmë nga BE në përballimin e krizës me migrantët. Presidenti francez Emmanuel Macron  në Twitter shprehu solidaritet dhe përkrahje të fortë për Greqinë dhe Bullgarinë në krizën në kufijtë e të dy shteteve me Turqinë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pjesëmarrja e votuesve në Bullgari në zgjedhjet "2 në 1"

Te ora 13:00 e 9 qershorit, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për parlamentin kombëtar arriti në 15.6%. Kjo u raportua për BNR nga Svetlin Taçev, një sociolog nga “Gallup International Balkan”. “Aktiviteti ka filluar të ngadalësohet. Në fillim..

rinovuar më 24-06-09 3.12.MD

Personat me aftësi të kufizuara në Sofje votojnë në 14 seksione

Në Sofje janë mbi 300 persona me aftësi të kufizuara që sot votojnë me kuti të lëvizshme nga shtëpitë e tyre në 14 qendra votimi. Ekipet celularedo të vizitojë 16 rajone të Bashkisë Metropolitane, në të cilat personat me aftësi të kufizuara kanë..

botuar më 24-06-09 12.04.MD

Bashkatdhetarët tanë në Turqi do të votojnë më së shumti për përfaqësuesit e popullit

Interesi i bashkatdhetarëve tanë nga Turqia me të drejtën e votës është përqendruar në zgjedhjet për deputetë popullorë. Arsyeja është se shumica e votuesve atje nuk i plotësojnë kushtet e qëndrimit dhe nuk do të mund të votojnë për eurodeputetët...

botuar më 24-06-09 9.57.PD