Jo larg fshatit Bosnek, që ndodhet nja 40 kilometra larg kryeqytetit ka një burim çudibërës. Ai njihet si “Çezma e Lumturisë”. Udhëtari osman Evlija Çelebi i dha çezmës këtë emër. Uji derdhet me intervale nga goja e një krokodili prej guri. Ngandonjëherë orë të tëra me radhë nga goja nuk rrjedh asnjë pikë uji, ndërsa ndonjëherë vetëm disa minuta. Sipas legjendës çezma thahet kur pranë saj qëndron një mëkatar. Në afërsi të çezmës është edhe shpella më e gjatë në Bullgari – Duhllata.
Atraksioni më i ri në rajonin e qytetit tonë të Detit të Zi Burgas është një kishëz nënujore pranë ishullit Shën Anastasia. Kishëza u zhyt në janar dhe ndodhet në një thellësi prej rreth 15 metrash, raportoi euronewsbulgaria. Ajo është rreth 3..
Bullgaria është ftuar si mysafir ekskluziv në ekspozitën ndërkombëtare të udhëtimit TRAVEL+ në Budapest. Kjo është ngjarja më e rëndësishme në Hungari me një fokus të drejtpërdrejtë turistik, duke paraqitur ofertat më të fundit dhe më interesante..
Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike..
Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në..