Dy boksierë bullgarë arritën fitore në kualifikimet evropiane për olimpiadën që u zhvilluan në Londër. Në kategorinë deri më 51 kilogramë mbajtësja e medaljes së argjendtë evropiane Stojka Krësteva fitoi në mënyrë kategorike ndeshjen kundër francezes Vasila Elharidi.
Simeon Çamov mposhti Vitautas Balsis nga Lituania në kategorinë deri më 75 kilogramë. Dy fitoret e bullgarëve u miratuan njëzëshëm nga gjyqtarët.
Pas kthimit të sportistëve në Bullgari, ata menjëherë do të vetizolohen për dy javë.
Nurgyul Salimova arriti rezultat baras me ish-kampionen e botës Tan Zhongyi të Kinës në raundin e pestë të Turneut të Pretenduesve në Toronto. Me figurat e zeza, bullgarja 20-vjeçare luajti me shumë qetësi përballë lideres në renditjen e përkohshme..
Karlos Nasar fitoi një medalje të artë në turneun e këtij viti të Kupës Botërore të Peshëngritjes në Puket, Tajlandë. Bullgari doli kampion me 396 kg në garën në kategorinë deri në 89 kilogramë për meshkuj. Në shtytje, 19-vjeçari Nasar..
Nurgyll Salimova arriti fitoren e saj të parë në Turneun e Pretenduesve për titullin botëror të shahut për femra në Toronto. Në raundin e katërt të garës në qytetin kanadez, 20-vjeçarja bullgare fitoi me figurat e bardha ndaj shahistes numër dy në..