Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori i fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare sot mbush 60 vjet

Në vend të koncertit – një radio festë

Foto: BNR

“Koncerti në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, i cili i kushtohet këtij përvjetori shtyhet, por le të jemi së bashku në mendimet tona lidhur me këtë ditëkoristët e tanishëm si dhe ish-koristët, në Bullgari dhe nëpër botë. Dhe le të ruajmë frymën e lartë, me të cilën jemi mësuar këtu, në korin e fëmijëve pranë Radios” – apelon Venecia Karamanova, e cila është dirigjentja e korit, historia e të cilit fillon gjatë vitit 1960. Atëherë në ditën e parë të pranverës është zhvilluar prova e parë e korit të fëmijëve pranë radios me dirigjentin e ri Hristo Nedjallkov. Nën drejtimin e tij kori ka zhvilluar një numër të madh koncertesh në të gjitha kryeqytetet e mëdha kulturore nëpër botë, ka marrë pjesë në konkurse, festivale, nëpër ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Vetëm në Japoni koncertet janë mbi 500, në 150 qytete gjatë kohës së 18 turneve.

Sot, në Tokën e Lindjes së Diellit në programin shkollor në lëndën e muzikës fëmijët mësojnë disa këngë bullgare ( të përkthyera në gjuhën japoneze), të cilat janë bërë të njohura rreth këtij bashkëpunimi kulturor. Respektues është dhe numri i çmimeve nga forumet e autoritetshme të artit koral. Mes tyre është titulli “Ambasadori i Kulturës Evropiane”, i dhënë nga Federata Evropiane e Koreve pranë Bashkimit Evropian gjatë vitit 2002. Akademiku Nedjallkov mbeti në krye të grupit koral më shumë se gjysmë shekulli – deri në vitin 2013, kur iku nga kjo botë. Pas kësaj timonin drejtues e mori përsipër Venecia Karamanova, një mjeshtre shumëvjeçare korale dhe dirigjentja e dytë e korit, e cila pranoi si një detyrë të vet më të rëndësishme të ruajë traditat, por dhe të krijojë të reja.

Ja dhe fjalët e zonjës Karamanova të drejtuara ndaj të gjithëve, të cilët sot festojnë ditëlindjen e korit:

“Unë dua t’i përshëndes! Le të mos vuajnë nga fakti se nuk do të takohemi pikërisht më 21 mars, siç e bëjmë çdo vit. Dua t’ju drejtohem të gjithë juve, koristë të dashur – disa në shtëpi, kurse të tjerë tanimë të rritur dhe të shpërndarë nëpër botë. U drejtohem të gjithë adhuruesve të artit tonë. Me të vërtetë ne kishim planifikuar ta festojmë në mënyrë shumë të shkëlqyer dhe madhështore përvjetorin tonë të 60-të, por dhe tani do ta bëjmë, pavarësisht se dhe në një mënyrë të jashtëzakonshme – përmes Radio Bullgarisë. Në mendimet tona ne përsëri jemi me themeluesin e korit tonë Hristo Nedjallkov dhe e falënderojmë për këtë që e ka arritur gjatë këtyre viteve. Ju jetoni me muzikën, me këngën, me artin. Kurse çdo një afrim me to edukon dhe transformon. Talenti juaj, përkushtimi dhe gatishmëria, me të cilën punoni e shpërndajnë këngën bullgare nëpër botë, në skenat më prestigjioze në Londër, Nju Jork, Moskë, Pekin, Tokio.... Ju fituat dashurinë e publikut në katër kontinente. I uroj Korit të Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare suksese krijuese dhe të jeni plotë shëndet! Gëzuar 60 vjetorin dhe për shumë vjet!

Do të festojmë gjatë gjithë vitit 2020. Po përgatisim dhe një album me foto për 10 vjetët e fundit nga puna e korit. Në diskun e ri të cilin e incizuam, kemi përfshirë këngë nga programi i ri, si dhe krijime emblematike prej 50 vjetëve të para.

Një nga projektet tona është një koncert në Teatrin Antik në qytetin Plovdiv me ish-solistët tanë, tani yje të njohur nëpër skenat e operës – Maria Radoeva, Svetlina Stojanova, Violeta Radomirska...Këngëtarët e njohur të operës, të cilët janë nisur nga ky grup, po shtohen. Le të mos harrojmë se mes ish koristëve ka dhe personalitete të njohur, të cilët kanë pasur suksese në sfera të ndryshme – dirigjontët Rosen Millanov dhe Stefan Nedjallkov, gazetarët Julia Taleva, Lidija Mihova dhe akoma një sërë njerëzish të tjerë me vlerë, të cilët kanë dalë nga radhët tona, të cilët janë shembullorë në profesionin e vet.“

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva​

Foto: BNR, arkiv

Më shumë nga rubrika

Elena Koleva dhe Pllamen Karadonev - pedagogë në Berklee College of Music

Elena Koleva dhe Pllamen Karadonev janë bullgarët e parë - pedagogë në fakultetet e pianos dhe të kënduarit në Berklee College of Music. Ata largohen nga Bullgaria përpara 19 vjetëve që të mësojnë xhaz në Shtetet e Bashkuara. Ëndrra e tyre është që..

botuar më 20-05-31 7.25.PD

“Orenda” – një kor i vogël bullgar në Paris

I krijuar në Paris, grupi interpreton këngë popullore bullgare me orkestrim të kompozitorëve tanë të njohur, si dhe këngë ortodokse. Drejtuese është Stefka Miteva – këngëtare, autore e këngëve dhe e aranzhimeve, mësuese në lëndën e muzikës dhe të teorisë..

rinovuar më 20-05-25 8.17.PD

Këngë për alfabetin bullgar

Në vigjilje të festës më të ndritshme bullgare – 24 maj, Dita e Alfabetit Sllav dhe Kulturës Bullgare, ju propozojmë të dëgjoni një këngë të bukur kushtuar alfabetit bullgar – “Këngë e vogël për alfabetin”. Ajo është pjesë e projektit për mësimin e..

botuar më 20-05-23 7.05.PD