Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zinxhirët e shitësve me pakicë apelojnë një vendim të qeverisë

Foto: arkiv

Urdhëresa e qeverisë, e cila detyron zinxhirët e shitësve me pakicë të shesin produkte bullgare të prodhuesve vendas është në kundërshtim me të drejtën evropiane dhe krijon kushte të përshtatshme për korrupsion dhe përveç kësaj nuk mund të zbatohet.

Ky është mendimi i 4 kompanive ndërkombëtare dhe 3 bullgare, të cilat operojnë në tregun bullgar. Sipas tyre kjo masë nuk do të rritë ofrimin e mallrave bullgare, por do të çojë në disbilanc në treg, duke ofruar përparësi për disa prodhues në dëm të prodhuesve të tjerë.

Shembull për këtë është rasti me kosin bullgar, i cili mbulon vetëm 10% prej kërkimit në treg dhe tregtarët do të detyrohen të shesin produkte të huaja duke i prezantuar për produkte bullgare. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 majin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Jugore..

botuar më 24-05-14 7.40.MD

Deri në 6 muaj, kamerat esistemit të tarifave do të matin shpejtësinë e automjeteve

Po punohet për të siguruar që kamerat e sistemit të tarifave të matin shpejtësinë mesatare të mjeteve motorike. Kjo duhet të ndodhë më së voni brenda 6 muajve, tha ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Brenda disa muajsh pritet..

botuar më 24-05-14 6.21.MD

Specialistët ukrainas inspektojnë pajisjet për Centralin e parealizuar Atomik Elektrik “Belene”

Specialistët e operatorit ukrainas të termocentraleve bërthamore "Energoatom" po vizitojnë sheshin e Centralit të parealizuar Atomik Elektrik “Belene” për t'u njohur në vend me pajisjet ruse të dorëzuara në kuadër të projektit, si dhe me..

botuar më 24-05-14 2.53.MD