Të lutemi në shtëpi, për këtë bëri apel Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare. Megjithatë tempujt ortodoksë mbeten të hapur, si gjatë Javës së Madhe, ashtu dhe gjatë Pashkëve, por të gjitha shërbimet fetare zhvillohen duke u respektuar strikt kërkesat e Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit.
Të gjithë besimtarët që do të mbeten në shtëpi, do të kenë mundësinë t’i ndjekin liturgjitë online. Fillimi u vu Të Shtunën e Ngjalljes së Llazarit dhe në Ditën e Dafinave, kur në faqen zyrtare në Facebook të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare u organizua ndjekje në masë e shërbimeve në katedralen patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”.
Mitropoliti i Varnës dhe i Presllavit të Madh Joan bëri të ditur se të gjitha shërbesat në tempujt për Pashkët do të transmetohen online në faqen e Mitropolisë në Facebook.
“I drejtoj lutje popullit bullgar për të mos kaluar nën savan dhe të mos e puthë” - vuri në dukje ai para Radios Kombëtare Bullgare.
Edhe Manastiri i Trojanit “Fjetja e Shën Mërisë” bëri të ditur se shërbimet fetare me rastin e Pashkëve mund të shihen online, përsëri me anë të Facebook.
Manastiri është themeluar në fillim të shekullit të XVII nga disa murgj, të cilët kanë sjellë në “Ballkanin e Trojanit” një ikonë çudibërëse të Shën Mërisë. Ky është manastiri i tretë për nga madhësia në Bullgari dhe është një vend tërheqës për besimtarët, jo vetëm gjatë festave.
Katedralja “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” në Burgas gjithashtu do të transmetojë online ritualet kishtare Të Enjten e Madhe gjatë të gjitha ditëve të Pashkëve.
Njerëzit të cilët nuk kanë akses në internet do të mund t’i ndjekin shërbimet e Pashkëve me anë të programit kombëtar të Radios Kombëtare Bullgare “Horizont”.
Sipas traditës Televizioni Kombëtar Bullgar gjithashtu do të transmetojë live liturgjinë festive me rastin e Pashkëve në tempullin “Aleksandër Nevski”, si në eter, ashtu dhe online në sajtin e vet.
Shërbime kishtare zhvillohen tërë javën edhe në tempujt e tjerë ortodoksë në vend.
Në të gjitha kishat ortodokse respektohen masat parandaluese kundër përhapjes së infeksionit të Covid-19:
Priftërinjtë do t’i zhvillojnë shërbimet pa maska, sepse do të jenë në altar në një distancë të parrezikshme për njerëzit. Nuk është lejuar shitja e luleve dhe qirinjve afër kishave. Në tempuj policët do të hyjnë vetëm në rast domosdoshmërie. Policia do të ruajë të gjitha 4000 kishat dhe manastiret në vend.
Të gjitha institucionet e angazhuara në luftimin e virusit u bëjnë thirrje qytetarëve për t’i festuar Pashkët në shtëpi dhe të pakësojnë deri në minimum kontaktet e veta.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA dhe BGNES
Nxënësi i klasës së njëmbëdhjetë Vencisllav Velev nga Shkolla e Mesme Matematikore "Baba Tonka" në qytetin Ruse fitoi medaljen e argjendtë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Filozofisë, e cila u mbajt në Helsinki. Vetëm dy nxënës kishin rezultat më të..
Të tre mediat publike shpallën një nismë të përbashkët - "14 shekujt e Bullgarisë në Evropë". BNT, BNR dhe BTA do të krijojnë një Komitet Iniciator për të shënuar 1350 vjetorin e ardhshëm të themelimit të shtetit bullgar në 2031. Nisma është një..
Arkeologët zbuluan gjetje të jashtëzakonshme gjatë gërmimeve për një stacion të ri autobusi në qytetin Sozopol të Detit të Zi. U zbulua një manastir që daton rreth fundit të shekullit të XI-të. Brenda kufijve të tij u gërmua edhe një kishë nga..
Nxënësi i klasës së njëmbëdhjetë Vencisllav Velev nga Shkolla e Mesme Matematikore "Baba Tonka" në qytetin Ruse fitoi medaljen e argjendtë në Olimpiadën..
Javën e kaluar, ministrat e ekonomisë dhe financave të BE-së miratuan planin për Ukrainën, i cili përcakton veprimet për rimëkëmbjen, rindërtimin dhe..
Në përgjigje të pyetjes së dëgjuesve në një seri botimesh, Radio Bullgaria prezanton para audiencës së saj shumëgjuhëshe dokumentet që u japin të..