Në vigjilje të festës më të ndritshme bullgare – 24 maj, Dita e Alfabetit Sllav dhe Kulturës Bullgare, ju propozojmë të dëgjoni një këngë të bukur kushtuar alfabetit bullgar – “Këngë e vogël për alfabetin”. Ajo është pjesë e projektit për mësimin e alfabetit bullgar të shkollës “Zëra të rinj bullgarë në Nju Jork”. Autorja e muzikës dhe tekstit është Vllada Tomova, ndërsa ideja për projektin është e Meglena Zaprevës. Interpretimi është i fëmijëve nga shkolla në megapolisin amerikan, e cila gjatë viteve të kaluara arriti të provokojë interesin ndaj jetës së saj kulturore jo vetëm të komunitetit bullgar, por të njerëzve me kombësi të ndryshme të bashkuar nga dashuria e tyre ndaj muzikës, gjuhës dhe traditave bullgare.
Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë..
Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e krijoi muzikën dhe tekstin enkas për koleksionin e tij të autorit. "Zgjodha këtë këngë për të..
Një tjetër festë xhazi po përgatitet nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me koncertin “Mirëmbrëma, xhaz!”. Më datë 16 maj, të enjten, në Studion e Parë të BNR-së do të tingëllojnë vepra të njohura të xhazit si dhe kompozime dhe..
Është vetëm fillimi i javës së punës dhe tashmë ndihemi të lodhur, të djegur në punën tonë... Kështu që kënga e Grafa “Burnout” është vetëm për ne!..
Muzikantët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) nga Grupi Vokal i Fëmijëve "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - prezantojnë koncertin e..