Nga 23 maji Muzeu Historik Regjional në Jamboll (Bullgari Juglindore) do të transmetojë çdo të shtunë në faqen e vet elektronike atelie tematike dhe lojëra. Në programet me titullin “Katër histori dhe një muze” shikuesit do të mësojnë fakte interesante dhe më pak të njohura nga historia e rajonit të Jambolit dhe e vendit tonë në përgjithësi.
Në programet arsimore marrin pjesë klubi “Fuçia udhëtuese”, shoqata për rikrijime historike “Çigot”, ekipet e “Shous me zjarr dhe dritë” dhe të "Small Theatre Company".
Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..
Në praktikë, ata janë mes nesh dhe është e vështirë t'i dallojmë nga të gjithë bullgarët e tjerë, sepse zotërojnë shkëlqyeshëm bullgarishten letrare dhe përshtaten në mënyrë të përkryer në shoqërinë tonë, madje edhe emrat e tyre nuk tingëllojnë..
Një vitrinë me pasqyra të vogla ritualesh është pjesë e një ekspozite kushtuar temës së bukurisë femërore në antikitet, të paraqitur në Muzeun Arkeologjik të qytetit të Burgasit. Ekspozita titullohet "Tekat përmes antikitetit. Shiko pasqyrën" dhe..