Në ditën e zooparqeve bullgare (18 maj) Parku i arinjve vallëzues pranë qytetit Belica hapi dyert e veta për vizituesit. Turistët mund të hyjnë në territorin e parkut çdo ditë nga ora 12.00 deri në orën 18.00, por vetëm duke respektuar masat e rrepta kundër epidemisë së Covid-19. Grupet e turistëve në parkun që ndodhet në malin Rila mund të jenë të vogla – jo më shumë se 4-5 veta. Vizituesit bëjnë shëtitje pa ciceronë dhe po të kërkojnë informacion nga nëpunësit e parkut, mund ta bëjnë këtë vetëm në vende të caktuara.
Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..
Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..
Atraksioni më i ri në rajonin e qytetit tonë të Detit të Zi Burgas është një kishëz nënujore pranë ishullit Shën Anastasia. Kishëza u zhyt në janar dhe ndodhet në një thellësi prej rreth 15 metrash, raportoi euronewsbulgaria. Ajo është rreth 3..