Arkeologët nga Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum-Debelt afër Burgasit zbuluan provën e parë me shkrim se kolonia romake Deultum ka pasur port, bëri të ditur BGNES.
Shkrimi është në pjesën e një sarkofagu prej guri gëlqeror të datuar në shekujt II-III pas Krishtit.
Ekspertët janë kategorikë se mbishkrimi, i cili është në gjuhën greke, tregon se Debelti ka qenë qytet porti. Deultumi është kolonia më e vjetër romake në trojet bullgare. Ajo është themeluar gjatë viteve 70 të shekullit I pas Krishtit, menjëherë pas Luftës së hebrenjve kundër romakëve. Ajo gjendet në grykën e lumit të sotëm Sredecka, i cili derdhet në Gjirin e Burgasit."Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..
Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..