Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale përshëndetën fëmijët me rastin e 1 qershorit

Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov përshëndeti të gjithë fëmijët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës. Ju uroj fëmijëri të shkujdesur, jini kureshtarë dhe të buzëqeshur, shkroi në profilin e vet social Kryeministri.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva nga ana e vet gjithashtu i përshëndeti fëmijët me rastin e festës së tyre, duke u uruar për të qenë të shëndetshëm, të lumtur, të lirë, eksplorues dhe krijues. Gjithmonë duam më të mirën për fëmijët tanë, prandaj vetë ne duhet të jemi më të mirë, shtoi Saçeva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fëmijët lyejnë vezët e Pashkëve për bamirësi

Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...

botuar më 24-05-02 11.56.PD

Kabineti teknik anuloi vendimin për ndërtimin e një spitali privat

Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për krijimin e spitalit të përgjithshëm privat “Mama dhe unë” në Sofje, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kjo ndodhi pasi kryeministri në detyrë Dimitar Glavçev urdhëroi që vendimi të revokohet. Ai do të..

botuar më 24-05-02 8.44.PD

Një ekspozitë ndërkombëtare në Sofje u bën thirrje bullgarëve të votojnë

Më 2 maj në Sofje, në zonën e parkut të Pallatit Kombëtar të Kulturës hapet ekspozita ndërkombëtare "Dil dhe voto" e studios krijuese globale për ndikim social Fine Acts, e mbështetur nga Zyra e Parlamentit Evropian në Bullgari. Ideja e ekspozitës..

botuar më 24-05-02 7.35.PD