Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Parlament parashtruan një projektligj kundër varësisë nga lojërat e fatit

Foto: BGNES

Kazino dhe salla të lojërave të fati të ketë vetëm në hotelet me 5 yje, në vendpushimet kombëtare dhe në vendbanimet deri në 20 km larg kufirit shtetëror. Këtë e propozon në një projektligj kundër varësisë nga lojërat e fatit zëvendëskryetari i Parlamentit dhe lider i një prej partive në koalicionin në pushtet Valeri Simeonov.

Vendpushimet e përmendura janë: “Allbena”, “Zllatni Pjasëci”, “Sveti Konstantin i Elena”, “Elenite”, “Pamporovo”, “Sllënçev Brjag”, “Djuni”, MMC – Primorsko”, “Pamporovo”, “Borovec” dhe qyteti Bansko.

Afati për mbylljen e sallave të tjera të lojërave të fatit është deri në vitin 2020. Propozimi është në përputhje me praktikën e Gjykatës së BE-së, e cila lejon kufizime sa u përket lojërave të fatit, shkruan në motive.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim , vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Të mërkurën reshje shiu, përkohësisht intensive, do të ketë në më shumë rajone pas mesditës në Bullgarinë Jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe..

botuar më 24-05-01 6.27.MD

Një peshkaqen doli në plazhin e Burgasit

Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm,..

botuar më 24-05-01 5.49.MD

Në Bullgari punohet më pak jashtë orarit në krahasim me vendet e tjera të BE-së

Bullgaria është vendi në BE me më pak orë shtesë pune, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në vendin tonë, përqindja e punonjësve që kryejnë punë shtesë në vendin e tyre kryesor të punës, përkatësisht,..

botuar më 24-05-01 5.07.MD