Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbuluan 137 tonë mbeturina të paligjshme në Bullgari

Pikëkalimi "Kapitan Andreevo"
Foto: BGNES

6 kamionë me 137 tonë mbeturina – plastmasë dhe metal, janë gjetur në pikëkalimin kufitar “Kapitan Andreevo”. Ata janë ndaluar nga doganierët, sepse nuk kanë pasur dokumentet e domosdoshme. Kamionët janë me targë turke, ndërsa marrësi është një firmë bullgare. Ky është një operacion i suksesshëm i Ministrisë së Mjedisit, Policisë Kufitare dhe Agjencisë “Dogana”.

Supozoj se shoferët nuk kanë ditur se janë duke bërë krim, komentoi para BNR-së Ministri i Ekologjisë Emill Dimitrov. Autoritetet kontrollojnë nëse me kamionët e kapur edhe para kësaj janë importuar mbeturina të paligjshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD
Atanas Zaprjanov

Avionët F-16 Block 70 do të mirëmbahen plotësisht në Bullgari

Riarmatosja e Forcave Ajrore Bullgare me avionë F-16 Block 70 do të kontribuojë në shfrytëzimin e teknologjive të reja në fabrikën shtetërore të riparimit të avionëve "Avionams" për mirëmbajtjen e avionëve, tërësisht në territorin bullgar. Ky avion..

botuar më 24-05-13 5.30.MD

SHBA mund të na ndihmojë me studimin e një korridori energjetik Lindje-Perëndim

Operatori Bullgar i Sistemit të Energjisë Elektrike dhe Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara mund të bashkëpunojnë në zbatimin e aktiviteteve të kërkimit për një korridor energjetik "Lindje-Perëndim" që do të lidhë operatorët e..

botuar më 24-05-13 2.24.MD