Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hartografo pemët derisa shëtit nëpër parkun e Stara Zagorës “Bedeçka”

Foto: Facebook/Mbroni Bedeçkën

Specialisti i teknologjive informative Petko Petkov është autori i një projekti për identifikimin dhe pasaportizimin e pemëve në parkun “Bedeçka” të qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Jugore. Aktualisht projekti ndodhet në etapën e ueb-implementimit dhe brenda disa javëve pritet se do të lançohet aplikacioni mobil. Me ndihmën e “PlanZ”  dhe disa fotografi pemët identifikohen dhe përfshihen në një hartë interaktive:

Përmes gjeolokacionit të pajisjes së përdorur portativ në platformë mund të regjistrohen pemë të ndryshme. Sistemi ka nevojë për pesë fotografi për të identifikuar pemën dhe për ta regjistruar atë në vendin, në të cilin ndodheni. Çdo bashki është detyruar të kryejë ashtuquajturin “pasaportizim” të bimëve, kurse bashkia e Stara Zakogrës ende nuk ka një të tillë. Kemi kërkuar platforma të tilla, por asnjëra prej tyre nuk disponon vetëmësim automatik, si platforma e krijuar nga ekipi ynë dhe kjo lehtëson shumë përdoruesin. Dëshira ime ishte të kryeja një mekanizëm sa më të thjeshtë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund ta përdorin atë.Ideja është që të krijojmë një hartë sa më të saktë të bimëve shumëvjeçare në territorin e Stara Zagorës. Dëshirojmë gjithashtu të ndjekim mënyrën, në të cilën ndryshojnë këto bimë me kalimin e kohës. Mirëpo për këtë proces do të ketë nevojë për vite me radhë”, shpjegoi Petko Petkov, i cili është pjesë e organizatës së qytetarëve “Mbroni Bedeçkën”.


Pavarësisht se projekti i tij është në etapën fillestare, platforma punon tashmë 1 muaj dhe pemët e regjistruara janë 2000. Është fakt dhe pema e parë e prerë nga nëpunësit e bashkisë, e cila më parë është shënuar në hartën interaktive si pemë në gjendje të mirë.

Ideja për këtë sistem ka ardhur si rezultat i luftës shumëvjeçare për shpëtimin e parkut “Bedeçka”. Ai është pyllëzuar në vitin 1958 dhe në territorin e tij prej 1060 dynymësh ndodhet “Rrapi i Vjetër” 500-vjeçar, i cili është shpallur për kuriozitet natyror.


„1300 pemë janë pasaportizuar nga Bashkia në parkun “Bedeçka” në parë dhe ne e përdorëm këtë bazë të dhënash. Kështu sistemi ynë do të jetë i dobishëm dhe për institucionet. Tani për tani aplikacioni nuk jep mundësi për përfshirjen e të dhënave si mosha, lartësia dhe trashësia e trungut, këto të dhëna plotësohen nga nëpunësit e baskisë, të cilët vetë kontrollojnë gjendjen e bimëve. Për një periudhë të gjatë njerëzit e interesuar për ndryshimin e statusit të parkut pohuan se aty s’ka bimësi. Para disa vitesh u zhvillua referendum për mbrojtjen e parkut, sepse planet e baskisë parashikonin ndërtimin e një lagjeje në territorin e tij. Në fakt ky është një nga pak parqet natyrore në rajon me florë shumë të pasur”.

Aplikacione të tilla ekzistojnë në vende të nyjshme të botës dhe më i njohuri në Evropë është TreeTalk, me të cilin identifikohen pemët në Londër. Interesi për platforma të tilla rritet vazhdimisht, sidomos në kohën e pandemisë, kur u bë e qartë sa të rëndësishme janë parqet dhe zonat e gjelbra brenda qyteteve, të cilat janë vendet e vetme, ku njerëzit pa problem mund të respektojnë masat e distancës sociale në një mjedis të natyrshëm e të këndshëm. Aplikacioni “PlanZ” është krijuar me ndihmën e një startupi çek Plant.id.


“Po të arrijmë sukses në Stara Zagora lehtësisht mund ta zgjerojmë projektin për përdorim në të gjithë vendin e po mendojmë në këtë drejtim” – shpjegoi Petko Petkov. “Për ta realizuar këtë objektivë më parë duhet të përjashtojmë mundësinë për spekulim dhe për mashtrime nga ana e përdoruesve. Aktualisht njerëzit, të cilët regjistrojnë pemët në platformën tonë janë vetëm vullnetarë”. Petko Petkov shpreson se pak nga pak regjistrimi i pemëve do të bëhet kauzë për shumë njerëz, të cilët do të kthehen tek pemët e përfshira në sistem nga ata, përsëri do të bëjnë fotografi dhe në këtë mënyrë do të mbledhin të dhëna dhe për zhvillimin e bimëve. Kështu cilësia e informacionit dhe raporteve të hartuara në bazë të tyre do të jetë më e mirë.


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD