Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lindja e pare e diellit për muajin korrik bashkon njerëzit me shpirt të lirë

Foto: BGNES

Në kalendar ka festa të shumta, të cilat njerëzit i duan dhe i shënojnë, pavarësisht se ato nuk janë festa zyrtare.Me afrimin e 1 korrikut bullgarë prej disa brezave fillojnë të këndojnë hitin botëror “July Morning.

Pamja e rrezeve të para të diellit të muajit korrik është marramendëse, sepse pikërisht ky moment i bashkon njerëzit të mbledhur bashkërisht diku në bregun e detit ose lart në mal, kurse rreth tyre  patjetër që tingëllon kënga lirike e “Uriah Heep” nga viti 1971.

Në Bullgari tradita për pritjen e lindjes së diellit në ditën e parë të muajit korrik fitoi popullaritet akoma me të madh dhe filloi të mbledhë dhe shumë të huaj përmes pjesëmarrjes së vetë këngëtarit të grupit “Uriah Heep” John Lawton, i cili çdo vit vjen në bregun më lindor bullgar – në shkëmbinjtë tek fshati Kamen Brjag, që ta këndojë këngën dhe të gëzojë adhuruesit e festës së njohur tek ne si “Xhullaja”.

Për herë të parë një pritje e ngjashme masive e diellit në bregun e Detit të Zi ka pasur në qytetin Varna gjatë vitit 1986, por në Bullgarinë socialiste një festë e tillë, e lidhur me lëvizjen botërore “hippie” të viteve të 60-të, kuptohet se nuk ka pasur një popullaritet të madh në shoqëri. Sot pritja në masë e diellit të korrikut është një festë e shpirtit të lirë, për të cilin kufiri është vetëm horizonti.

Pavarësisht nga kufizimet për grumbullimin e njerëzve për shkak të pandemisë dhe zgjatja e masave të jashtëzakonshme deri më 15 korrik, “Xhullaja” do të zhvillohet dhe sikurse do të jetë më e pritur. Një dëshmi për këtë është koncerti në Burgas. Ngjarja në afërsi me urën e plazhit qendror organizohet nga Bashkia e qyteti Burgas. Janë përgatitur drurë, me të cilët njerëzit do të mund të ndezin zjarre, rreth të cilave do të mblidhen. 11 banda të muzikës rock nga qyteti Burgas do të ekzekutojnë gjatë kohës së koncertit falas, kurse ora e fillimit të tij do të jetë më 20:30.

Por pak më ndryshe është situata në fshatin Kamen Brjag – vendi, ku sipas traditës mblidhen më shumë ”fëmijë të Diellit”. Zakonisht në mëngjesin e parë të muajit korrik në vendin “Ogënçeto” në bregun shkëmbor mblidhen shumë njerëz për “maratonën” muzikore, me të cilën presin mëngjesin. Nga Bashkia e qytetit Kavarna në mënyrë befasuese njoftuan  se, mbledhja aty  sivjet anulohet. Por, për llogari të kësaj “Xhullaja” do të shënohet në bashkinë  fqinje Shablla. Për vit të pestë të radhës festa do të jetë në kampingun “Dobruxha”. Përveç këngës së njohur të "Uriah Heep”, publiku do të dëgjojë  dhe këngët prej autori të rock-bandave “Fara bend” dhe “DO SHO”. Nga bashkia informojnë se aktualisht situata në Shablla është e qetë dhe nuk ka raste te regjistruara të  të infektuarve me koronavirus në rajon.

Sinjale kontradiktore vijnë nga bashkia Tvërdica, e cila prej disa viteve tërheq vëmendjen me vendin jo tradicional për pritjen e diellit të korrikut. Rreth kishës së zhytur në liqenin artificial “Zhrebçev” është përgatitur një skenë, në të cilën pritej që të këndonin rock-bandat e njohura bullgare - “Obraten efekt”, “Konkurent”, “Atllas” dhe “Epizod”. Por nga shtabi komunal i krizës në momentin e fundit e anuluan koncertin për shkak të situatës së ndërlikuar epidemike në bashki dhe rasteve të konfirmuara  ditët e fundit të njerëzve të infektuar me koronavirus në qytet.

Tre parimet bazë për siguri do të respektohen gjatë të gjitha aktiviteteve të organizuara: distancë, dezinfektim dhe disiplinë, por ato nuk do të pengojnë në asnjë mënyrë zhvillimin e festës “July Morning” - njëfestë e dashur, e cila bashkon njerëzit në ëndrrën e tyre për liri dhe shkujdesje.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD