Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për bullgarët në Shqipëri – nga pikëpamja e historisë dhe jo vetëm

Pushteti komunist tek ne humbi mundësinë strategjike për mësimdhënie në gjuhën amtare në shkollat e pakicës bullgare në Shqipëri

Foto: BGNES

Në vitin 1948 Bullgaria refuzoi të dërgojë mësues për komunitetin bullgar në Shqipëri, i cili në atë kohë i është nënshtruar maqedonizimit. Për këtë fakt dhe për fakte të tjera pak të njohura tregon prof. asoc. Spas Tashev në vëllimin e parë që sapo doli në treg të studimit të vet të gjerë “Komunitetet bullgare në Ballkanin Perëndimor. Proceset politike dhe pasojat etnografike dhe demografike (1913-2019)”. Shkencëtari ndjek proceset etnike dhe demografike në mbi 30 vendbanime në Shqipëri, në të cilat ka njerëz që përdorin një të folme arkaike bullgare.

Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe ndërrimit të regjimit, shteti bullgar humbi 2 mundësitë historike të afirmojë gjuhën letrare bullgare ndër bullgarët në Shqipëri, derisa të dërguarit jugosllavë përpiqeshin të ndanin krahinën Maqedonia e Pirinit nga Bullgaria dhe të aneksonin Shqipërinë si republikën e shtatë në vendin e tyre.

Pavarësisht se duket pak e çuditshme, rezistenca e parë e Ballkanit kundër politikës së Jugosllavisë erdhi nga Shqipëria gjatë vizitës së kreut të saj të atëhershëm Enver Hoxha tek ne në vitin 1947 – shpjegoi prof. asoc. Spas Tashev nga Instituti për Studimin e Popullsisë dhe Njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Në një bisedë “në katër sy” – ai propozoi që shteti ynë të dërgojë mësues bullgarë në Shqipëri. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Bullgare vonoi veprimet e veta 1 vit dhe ndërkohë Trajço Kostov – kryetari i komisionit përgjegjës për këtë çështje humbi pozitat e veta të favorshme për shkak të një konflikti të tij me Stalinin. Kështu Bullgaria humbi mundësinë strategjike për të afirmuar gjuhën bullgare dhe praninë e vet në Shqipëri.”

Sipas historianit dërgimi i mësuesve bullgarë do të kishte pasoja të stërmëdha për të gjithë Ballkanin Qendror, sepse ky hap do të krijonte një alternativë të maqedonizimit të zhvilluar asokohe nga Jugosllavia përmes përpjekjeve për hapjen e shkollave të gjuhës së ashtuquajtur maqedonase. Por për shkak të koniunkturës politike vendi ynë humbi mundësinë të afirmojë gjuhën bullgare në shkollat për fëmijët e pakicës bullgare.

Në vitin 1955 Shqipëria për herë të radhës iu drejtua Bullgarisë me kërkesë për dërgimin e manualeve dhe librave për popullsinë bullgare. Por autoritetet bullgare edhe këtë herë nuk përdorën propozimin si mënyrë për kundërvënien e përpjekjeve për transformim etnik të popullsisë bullgare atje. Atëherë në Shqipëri lindi një fenomen karakteristik vetëm për këtë komunitet bullgar – në bazë të dialektit bullgar të Prespës (e folmja e bullgarëve në Shqipëri) me alfabetin bullgar u krijua regjiolekti i përdorur nga bullgarët e Shqipërisë deri në vitin 1991.

“Për fat të keq gjatë kësaj periudhe politika jonë ende mbetet pasive – nënvizoi prof. asoc. Spas Tashev. – Prandaj Bullgaria nuk reagoi as kundër aktivizimit të diplomacisë jugosllave, as pak më vonë të asaj maqedonase, e cila në vitin 1993 furnizoi në Shqipëri manuale të gjuhës maqedonase për ashtuquajturit maqedonas të Shqipërisë. Pjesa e parë e këtyre manualeve është shkruar në dialektin bullgar të Prespës, kurse ajo e dytë në gjuhën bashkëkohore maqedonase. Kjo ishte përgatitje për kalimin nga gjuha bullgare në gjuhën maqedonase – të realizuar nga Maqedonia në mënyrë të suksesshme.”

Pas fillimit të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri filluan proceset e vetëidentifikimit të pakicës bullgare si bullgarë, pohoi historiani. Sipas fjalëve të tij bullgarët në Shqipëri kurrë nuk kanë qenë diskriminuar. Në vitin 1991 aty janë regjistruar organizatat e para të bullgarëve, kurse dy vjet më vonë tek ne vijnë të rinjtë e parë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në universitetet bullgare. Atëherë filloi dhe veprimtaria e qëllimshme për njohje zyrtare të minoritetit bullgar në Shqipëri – gjë, e cila u realizua në vitin 2017. Sot mësimi i gjuhës letrare bullgare është prioritet për bashkatdhetarët tanë në Shqipërika tri shkolla bullgare të së dielës dhe 700 të rinj kanë mbaruar arsimin e lartë tek ne.

Pas ca muajsh komuniteti bullgar në Shqipëri do të përballet me një sfidë të re – të tregojë praninë e vet etnike gjatë regjistrimit të popullsisë në Shqipëri. Sipas të dhënave, me të cilat po disponojmë aktualisht 50 mijë janë njerëzit në Shqipëri, për të cilët gjuha bullgare është amtare.Por a do të deklarojnë ata identitetin e tyre në mënyrë të sinqertë, varet nga shumë faktorë dhe në vend të parë – nga diplomacia bullgare, e cila duhet të kërkojë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare të ushtrojnë kontroll sa u përket tentativave për ndërrimin e identitetit kombëtar të bashkatdhetarëve tanë.

Foto: BGNES
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristo Botev, Ivan Drasov dhe Nikolla Sllavkov

Hristo Botev, Kryengritja e Prillit dhe "Komitetet Sllave"

Kujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e Prillit, që flasin për çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, krijojnë një pamje më të gjerë të ngjarjeve,..

botuar më 24-06-02 9.30.PD

U përmbush vullneti i fundit i Mbretit Ferdinandit - shtëpia e tij e përjetshme të jetë në Bullgari

76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..

botuar më 24-05-31 7.30.PD
Mbreti Ferdinand

Eshtrat mortore të mbretit Ferdinand do të transferohen në Sofje

Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..

botuar më 24-05-27 8.57.PD