Përfaqësues të nëntë shteteve do të marrin pjesë në Seminarin veror të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos. Takimi tradicional shkencor do të zhvillohet për herë të 43-të.
30 pjesëmarrës do të përsosin njohuritë e tyre gjuhësore dhe do të dëgjojnë ligjërata të historisë, letërsisë, kulturës dhe kinemasë. Si zakonisht ata do të njihen me vallet tradicionale bullgare dhe me kuzinën tonë popullore. Për ta organizatorët kanë përgatitur ekskursione në kompleksin arkitekturor “Etara”, në Oreshaka dhe në bregdet.
Seminari veror do të hapet më 13 korrik dhe do të vazhdojë tri javë.
61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..
Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..
Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..
Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e..
Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as..
54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë..