Banka Qendrore Evropiane caktoi kurset e detyrueshme të ndërhyrjes për levën bullgare dhe për kunën kroate pasi lejoi dy vendet të hyjnë në Mekanizmin Valutor ERM II. Nga data 13 korrik 2020 kursi më i ulët i këmbimit të levës mund të jetë 1.66246 leva për 1 euro, ndërsa më i larti – 2.24920. Rreth kursit qendror të levës vendoset diapazoni standard plus ose minus 15 për qind. Bullgaria u aderua në ERM II me regjimin ekzistues të Bordit Valutor ku leva është e fiksuar në nivel nga 1.95583 leva për 1 euro.
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..
“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..