Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një statujë të vlershme prej mermeri nga periudha e shekujve 1-2 zbuluan arkeologët në vendin Rupite

Foto: BGNES

Një statujë të një gruaje, ndoshta ndonjë hyjnie, zbuluan arkeologët në qytetin e lashtë Harakleja Sintika, të shtrirë në zonën Rupite rreth qytetit Petriç. Statuja është e ruajtur shumë mirë, pavarësisht se mungojnë koka dhe duart, saktësoi docenti doktor Ljudmill Vagalinski-drejtues i gërmimeve arkeologjike.  Përpara Agjencisë Telegrafike Bullgare ai njoftoi se, statuja e gjetur është nga periudha e shekulljve 1-2 pas Krishtit. Mbase statuja ka rënë gjatë kohës së ndonjë tërmeti të madh  në fund të shekullit të 4. Ajo bën përshtypje me punimin e vet fin dhe të detajuar - shumë qartë duken sandalet, palat e rrobës e kështu me radhë. Sipas specialistëve ka një veçanti në veshjen, e cila të le të nënkuptosh se, kjo grua mbase ka qenë hyjni. Ajo përveç veshjeve standarde për gratë klasike nga lashtësia, mban dhe një rrobe shtesë, e cila në bazë të mënyrës në të cilën është prezantuar, krijon përshtypjen për lëkurë. Statuja do të konservohet, do të restaurohet dhe pas kësaj do të ekspozohet, ashtu si dhe statujat e tjera të zbuluara deri tani në Harakleja Sintika.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD